• |
ide | kryesore

Çfarë ndryshon në PD tani që gjykata njohu Kuvendin e Sali Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Berisha pas turit të takimeve nën logon e Foltores. Kjo shënon një fitore tjetër të Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës.

Me vendimin e dhënë paraditen e kësaj të premteje në Gjykatën e Tiranës nga Agron Zhukri, tashmë PD do të ketë një statut të ri, dhe drejtimin zyrtar të kësaj force politike e ka Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga më shumë se 20 anëtarë.

Po ashtu sipas Gjykatës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së, ndërsa duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat aktuale të PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha kanë rënë.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, tha se që nga ky moment, Gjykata njeh logon e re të PD-së, dhe njeh Komisionin si organin e vetëm drejtues të partisë më të madhe të opozitës.

Kaso u shpreh se vendimi i Gjykatës është i padiskutueshëm dhe do të duhet të zbatohet.

Duke marrë parasysh statutin e 11 Dhjetorit, asnjë nga strukturat drejtuese të PD-së nuk do të njihen, duke nisur nga kryetari deri te anëtarët e Kryesisë apo Sekretariati.

Kaso tha se një prej pikave të vendimeve të marra në datën 11 Dhjetor, është shpallja i paligjshëm i Kuvendit të 18 Dhjetorit, duke bërë të pavlefshëm edhe procesin gjyqësor që mund të ndiqet më tej sipas tij.

Juristi deklaroi se vendimi i ditës së sotme nuk mund të apelohet, pasi Komisioni i Rithemelimit, ishte e vetmja palë e interesuar në këtë çështje.

“Gjykata sot mori vendimin e paralajmëruar nga ana jonë, që në 11 Dhjetor, kur u mbajt Kuvendi i vërtetë i demokratëve.

PD i rikthehet sërish sot demokratëve, me logon dhe simbolet e reja, dhe për të marrë vendime të rëndësishme, siç ishte shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha, mosnjohja e konfigurimit të Kryesisë, njohjen e Komisionit të Rithemelimit, si institucionin drejtues të vetëm të PD-së deri në Kuvendin e 30 Prillit. Është një vendimmarrje e vonuar, por më mirë vonë se kurrë.

Që nga data 11 Dhjetor ka vetëm një PD, nuk ka asnjë kërkesë të bashkimit të Kuvendit të Korrikut, me të 11 Dhjetorit. Ankimi i paraqitur nga përfaqësues pa tagër të PD-së për Kuvendin e Korrikut, nuk ndikon në asnjë rast te çështja e 11 Dhjetorit”, tha Kaso.

Disa nga ndryshimet e miratuara në Kuvendin e 11 Dhjetorit:

Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen.

Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.

Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.

Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.

Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

Duke riformatuar në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.

Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.

Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.

Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.



5 Comments

  1. Shkoni tju q…. berisha nja 10 vjet prap.se shullakun dhe bejtjen i ka peshu me leke .POPULL LEGEN MOS U ANKONI ME .se ate qe donit moret .NENSHTROJUNI RAMES DHE 12 VJET TE TJERA .sa te vdesi maloku

    1. 12 vjet e mbase 32 vjet te tjera Ramazani i kishte te sigurta 100% me Braven. Me Salen, te pakten nje gje eshte e sigurte: Se eshte e sigurte qe nuk do e kemi Ramazanin te sigurte as per 4 vjet, e jo me per 12 apo per me shume vjet . Ti nuk u ngope duke te q… Ramazani 21 vite ( 12 bashki e 9 qeveri)? Do akoma te shkepesh o te qifte maloku, fushoku, kodrinori, malori, rilindasen?

  2. Te gjithe ,renegatet qe la Basha,me pederaca,dhe kater nen kryetare,bashke me gjithe pjesemarresit qe deshen te mbronin (por qe nuk munden,pa ndihmen e policise politike te shtatit te rilindjes),me gaz,hunj,shkopa bejsbolli,dyer te blinduara,bile edhe me ato qe Basha i quante zjarrfikse,te bejne cte duan me grupin e tyre.Por,nese e mbajne vehten per demokrate (me shenje ne biografi???!!!),le te kerkojne leje,e ete behen anetare te thjeshte te PD reale.Ata qe jane edhe deputete,le te formojne grup ne vehte (natyrish pa perdorur emerin e PD),se nuk ja ka nevojen asnjeri.Sot,ata quhen,vetem llafazane te pa vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *