• |
ide | kryesore

Pas dyerve të mbyllura/ Çfarë ndodhi në takimin e Berishës me Bardhin e Alibeaj

-Instant, Arkiva, Kryesore



Sali Berisha ka diskutuar mbi një orë me Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin në selinë e PD-së dhe duket se ka dalë i pakënaqur nga ky dialog. Ndonëse ai deklaroi në konferencën për shtyp pas takimit se kishin shtrënguar duart dhe se këtë gjë nuk do nguronte ta bënte edhe me Bashën nëse ai do të ndodhej aty, Berisha para gazetarëve foli gjatë për marëdhëniet e tij për kryetarët e degëve lokale dhe për koncesioni që po i bëntë atyre për të shtyrë zgjedhjet për liderët lokalë nga data 6 në 30 prill.

Fakti se ai vendosi si çështje të parë marëdhëniet me degët lokale tregoi se takimi me Alibeajn dhe Bardhin nuk kishte arritur kompromis. Vetëm në fund Berisha tha: “Ju keni kuriozitet se çndodhi aty brenda”.

lexo me tej:

Andi Bushati:Berisha e fitoi PD, brenda selisë ç’blinduan dyert, por jo kokat

Nga ato që tregoi u kuptua se s’donte të thoshte shumë detaje. Ai pohoi: “I pashë Bardhin dhe Alibeajn të preokupuar për bashkimin e demokratëve, por diferencat në qëndrime persistojnë”.

Sipas burimeve brenda takimit me dyer të mbyllura ata i kanë kërkuar Berishës të bëjë edhe ai “një hap pas” sipas qëndrimit që ka mbajtur grupimi pro Bashës. Natyrisht lideri historik nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë.

“Unë do të garoj në një sfidë të hapur, nuk vendos më Berisha për veten por vendosën ata që votiuan në 6 mars. Fati im është në dorë të antarësisë” këmbënguli Berisha para gazetarëve, pa u tërhequr asnjë centim nga qëllimi i tij.

“Ata dukej më shumë sikur kërkonin një pazar për vete” tha për Lapsi.al një burim i mirëinformuar për takimin.  Por në konferencën për shtyp lideri historik u shpreh: “S’mund të ketë pazar mes demokratëve, por kompromis mes grupeve me qëndrime të ndryshme”.

Po si e sheh Berisha këtë kompromis. Ai e quan kryesinë aktuale të shkarkuar nga kuvendi i ligjshëm i 11 dhjetorit, por ama i ka dhënë hapsirë Alibeajt si kryetar i grupit parlamentar. “Komisioni i rithemelimit e njeh grupin parlamentar. Unë i propozova Alibeajt që diskutimet të zhvillohen në këtë forum legjitim dhe ai u duk se ishte dakord me këtë ide” tha Berisha që duket se po kërkon një forum që e pranon edhe kongresi i 11 dhjetorit si legjitim.

Mbledhja e kryesisë/ PD e vulës hedh hap të pamjaftueshëm drejt kompromisit

Pra duket se takimi ka arritur në përfundimin që hapsira ku do zhvillohen negociatat mes grupeve rivale do jetë grupi parlamentar që është forumi që pranohet nga të gjitha palët. Por dy pikat ku Alibeaj e Bardhi nuk kanë rënë dakord me njëri-tjetrin kanë qenë dy: Ajo që Berisha të tërhiqet nga kandidimi për kryetar dhe së dyti vedimi i gjykatës që i jep të drejtë grupit të rithemelimit.  

©Lapsi.al

 

 

 



21 Comments

  1. Problemi eshte se nuk ekziston fare opozita. Dhe qeverisja e tanishme njepartiake po e con kete vend dita dites drej gremines, keq dhe me keq

      1. Enveristet. Po mbledhin lek, per klonimin e enverit. E sigurt qe e fiton dhe ai partin po te kthehet.
        Kur e mori saliu, qe fundia i bente anlizat e shurres verit.
        Ku jan katandis shqiptaret.
        Parrull shqiptaro kineze.
        NGA E SHKUARA, VJEN E ARDHMJA.

  2. Alibeaj dhe Bardhi nuk jane vecse kukullat e fundit te lojes me PD e Bashes. Ata qe u terheqin fijet nuk kane me forcen per tu imponuar ne kete parti, por vetem te turbullojne ujerat.
    Kandidimi i Berishes, pavaresisht rezultatit eshte nje proces i duhur e dinjitoz qe politikanet e Tiranes te mos jene vasale por partnere normale.
    Mjaft me qeveritare e kryeqeveritare, opozitare e kryeopozitare. E gjithe kjo periudhe do te jete njolle turpi per politiken shqiptare pas 100 vjet pavaresi.

    1. Ce do ramizin !
      Kemi ramen me i fuqishem se ramizi.
      Sala hoqi ramizin . Hoqi Ramen nga bashkia.
      biles.shanset jane qe rama nuk e mbyll mandatin

      Pse merzitesh apo je i lumtur nga rama? Cmimet rendi pune prosperitet ci qi temen jeta fundit e?

  3. Atë veç deputetëve mbështetës e shoqëronin dhe militantët e thekur ku spikaste mbi gjitha Sali Lusha.

    Por brenda zyrës së Bashës ka pasur edhe militantë të thekur që nuk kanë ngurruar që të ulen në karrigen e Bashës dhe ti vendosin këmbët sipër tavolinës.Shpellkaret po e tregojn veten edhe ne tirone njelloj si ne shkoder kur puthin salihun foto ne buze

    1. Shpellkaret te qijne robt dhe do te qijne robt o reptil i Paulinit. Shiko se kush vendos kembet siper tavolines se ke Ramazanin qe ben dhe foto me kembet siper tavolines – (kshu i ngrinte dhe Obama:)) dhe si mos ti ngrinte dhe Xoni:) se helbete jane e njejta klase me mesues Sorrosin.

  4. Ce do ramizin !
    Kemi ramen me i fuqishem se ramizi.
    Sala hoqi ramizin . Hoqi Ramen nga bashkia.
    biles.shanset jane qe rama nuk e mbyll mandatin

    Pse merzitesh apo je i lumtur nga rama? Cmimet rendi pune prosperitet ci qi temen jeta fundit e?!

  5. Ti nuk e kupton qe keto rrine dhe pa buke, pa drita, pa uje, madje shkerdhejne dhe nonen e vet , vetem shoku Ramazan te drejtoje nga skandali ne skandal. Po erdhi Berisha, pune muti sepse keta sdine te bejne pune tjeter pervecse trollit dhe lepirjeve te sumes se Ramazanit dhe lalit.

  6. emer, ai Shkelzeni kusherire te pare apo te dyte e kishte gruan dhe Saliu i biri Rames apo Karaxhicit eshte? Jo per gjo po meqene se ra fjala per shpellkaret dhe shkerdhimit brenda familjes.

    1. O sufllaqe, ne Shqiperi gjysma e robve kane mbiemer Hoxha e gjysma Shehu, por kjo sdo thote qe jane kushurinj me njeri tjetrin. Kshu i bie qe Edi Rama e paska kusheri te pare apo te dyte psh Luan Ramen?:).

      Se kush shkerdhehet brenda familjes, shife se e ke para hundeve Ramazanin dhe gjithe shoket ministra qe ka vene e shkerdhejne grate e njeri tjetrit. Sa per ilustrim qe te freskoj memorien: Ramazani ja dha dashnoren e vet( Dalina Fico) per grua shokut minister Blendi Cuci:).

      Dhe nje keshille: Perpiqu te lidhesh nje dy fjali me sens se me “shpellkaret, shpellkaret” nuk ben gje tjeter vecse i ben ata qe te te rrasin karët:)

  7. Ca zgjedhjesh do bej PD, Berisha eshte kryetar de facto. E dha sinjalin per te gjith sot kur u ul ne karigen e Bashes. Vendos ai, komisioni rithemelimit ska me pesh ne vendim marje. Eshte legjenda

  8. PeDja eshte nje bande komplet e shpartalluar Non Grata vjen kot si pordha neper breke dhe me vone do shofim me shume gallate me kete malok te trashe dhe qesharak Vucidoli

  9. Cilat janë shembujt e oligarkisë moderne?

    Shqipëria

    Pothuajse të gjithë politikanët e njohur i përkasin një lloj klani dhe klanet luftojnë në mënyra të ndryshme për para dhe pushtet në periudhen e 30viteve të pseudo-demokracise shqiptare. Të pasurit zgjidhen vetë në parlament dhe/ose kanë miq atje. Aleancat janë kryesisht të njohura. Shkon me vite, të paktën 9 të fundit. Për çdo media ka një pronar të njohur me disa lidhje në ndonjë klan politik. Dihet se cili oligark është më i fuqishmi në një rajon të caktuar. Është e zakonshme kur kontratat fitimprurëse shkojnë për firmat e lidhura me klanin e atij oligarku. Dihet që super të pasurit perfitojne gjithçka ne kurriz te popullit. Mos prisni asnjë prej tyre te shkoj në burg. Rama eshte oligarku me i madh ne shqiperi.

  10. Pafytyrësi e madhe! Në mëngjes shkojnë në gjykatë, dhe pasdite në negociatë.
    Çfarë do bashkojë Sali Berisha kur e ka shkarkuar kyresinë dhe gjithë drejtuesit përfshirë Lulzim Bashën, në një stadium me 5900 vota?
    A i shkarkove? Ku do i ngarkosh tani?
    S’ka bashkim me ata që dje divorcuat në gjykatë.
    Çështja është që, ju bashkimin po e bëni nga halli pasurisë dhe jo i Shqipërisë!
    Bashkim çelësash dhe bravash me pak fjalë….

  11. dje në darkë kur ka hyrë e dalë në zyrat e PD me një shpurë tropojanësh, pa llogaritur Flamur Nokën, dhe kur ka kuptuar se PD nuk e pranon legjitimitetin e tij, ndryshoi tërësisht gjuhë dhe u zotua se nuk do t’i thërrasë më me epitete Lulzim Bashës por do t’i drejtohet si deputeti Basha.
    Menjëherë në kor, gjithë eunukët e tij filluan ta përsërisin se ai tani quhet zoti Basha dhe jo Lul Pengu, Lul Brava, Lul Kimiku, Lul Bllofi etj.

  12. Berishizmi përfaqëson përpjekjen individuale për krijimin e një partie politike për t’i shërbyer ngjitjes në pushtet të një individi dhe, pastaj, përdorimin e asaj partie politike kryesisht për interesat politike, dhe jo vetëm, të atij individi, sipas parimit të përsëritur të vetë Sali Berishës se “Pas meje u bëftë kiameti” dhe se “Me familjen dhe veten time nuk vë PD-në dhe asgjë tjetër”.

    Jo vetëm Berisha, por edhe bërthama e “elitës” politike partiake që i vjen rrotull dhe i bën fresk janë individë politikë të sprovuar dhe të diskredituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *