• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Operacionin Forca e Ligjit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese ka dhënë këtë të premte vendimin për një aksion të pretenduar si të paligjshëm të ndërmarrë nga Operacionin Forca e Ligjit. Një prej subjekteve të goditura nga operacioni, Edlir Hysenaj ka paditur aksionin në Kushtetuese. Hysenaj, pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Gjykata vendosi sot të rrëzojë kërkesën e tij.

Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vlerësuar se procesi gjyqësor sipas aktit normativ nr. 1/2020, nuk zhvillohet në fushën penale, pra nuk synon të vërtetojë një fakt penal, sepse rregullat e gjykimit në këtë rast janë ato të parashikuara në KPC, ndërsa pasojat e këtij gjykimi janë të natyrës civile, sepse lidhen me pasurinë. Për rrjedhojë, në rastin konkret nuk mund të zbatohet parimi ‘ne bis in idem’, pra çështje e gjykuar 2 herë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *