• |
ide | kryesore

Gjykata njohu “11 dhjetorin”, si reagojnë deputetët krah Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijnë reagime nga krahu i Sali Berishës për vendimin e Gjykatës së Tiranës për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit, ku u ngrit edhe Komisioni i Rithemelimit dhe u shkarkua Lulzim Basha.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia thekson se pengmarrja e vulës, logos dhe selisë me mbështetjen e regjimit Rama, mori fund.

“Partia Demokratike i kthehet edhe juridikisht demokratëve! Pas Kuvendit Kombëtar historik të 11 dhjetorit, pas referendumit të 18 dhjetorit dhe ratifikimit me votën e 6 marsit, gjykata i jep legjitimitetin e plotë, tashmë edhe juridik, Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Është fitore e vlerave, e të gjithë demokratëve, e frymës së bashkimit nën strehën e shtëpisë sonë të përbashkët Partisë Demokratike. Vullneti i palëkundur i demokratëve triumfoi duke qenë shumicë e dukshme dhe e konfirmuar disa herë radhazi.

Pengmarrja e vulës, logos dhe selisë me mbështetjen e regjimit Rama, mori fund.

Nga sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë për të bashkuar të gjithë demokratët, të gjithë shqiptarët në betejën më të rëndësishme për vendin, në përballjen me keqqeverisje Rama. Fitore!” – shkruan Spahia.


Deputeti Edi Paloka ka reaguar në lidhje me vendimin që dha sot gjykata e Tiranës, ku njohu statutin e kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha.

Përmes një mesazhi në Facebook, Paloka tha se ‘Me ne fund drejtësia u vendos !”. Mes të tjerash ai ka postuar edhe disa foto nga Kuvendi i 11 dhjetorit që u mbajt në ‘Air Albania’.

Deputeti demokrat, pjesë e komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi iu është bashkuar reagimeve pasi gjykata vendosi në favor të Berishës, duke njohur 11 dhjetorin.

“Koha na dha të drejtë! Vota e 6 marsit na dha të drejtë! Gjykata na dha të drejtë!
Sovranitet absolut anëtarësisë së Partisë Demokratike!
Sot fitoi e vërteta! Fituan demokratët!
Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur! ✌🏻”, shkruan Këlliçi. ©Lapsi.al 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *