• |
ide | kryesore

I dha të drejtë Berishës, Gaz Bardhi kallëzon në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazment Bardhi ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin, Agron Zhukri, i cili sot i dha të drejtë Sali Berishës duke regjistruar ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit. Sipas dokumentit që mban emrin e Bardhit, gjyqtari Agron Zhukri ka shkelur vendimin e vet për të pezulluar shqyrtimin e çështjes derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD për ndryshimet statutore.

Njoftimi i plote

Gjyqtari Agron Zhukri shkeli vendimin e vet për të pezulluar shqyrtimin e çështjes derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD për ndryshimet statutore. “Më 23 Mars, ai caktoi seancën në mënyrë të pashpjegueshme, megjithëse vendimi i gjyqtares tjetër për rregjistrimin e ndryshimeve statutore nuk është zbardhur dhe nuk na është komunikuar”- thuhet në kallëzimin e PD.

PD vë në dijeni SPAK se e ka ankimuar vendimin, duke qenë se gjykata nuk është shprehur për të gjitha kërkesat e saj. Për shkak të ankimimit, në Rregjistrin e Partive Politike nuk janë pasqyruar ndryshimet statutore të 17 korrikut.

PD i kërkon SPAK-it të administrojë kamerat e gjykatës, ku shohet qartë takimi I gjyqtarit Zhukri me një nga përfaqësuesit e atij që njihet si Komisioni i Rithemelimit. PD sqaron se gjyqtari Zhukri e ka caktuar seancën pas këtij takimi.

Në kallëzimin penal, PD sqaron se gjyqtari Zhukri nuk i ka lajmëruar për të marrë pjesë në seancë, megjithëse gjykata ka administruar kërkesat e PD përmes të cilave gjyqtari Zhukri është vënë në dijeni se kërkesa që ai kishte për të shqyrtuar ishte në kundërshtim me ligjin për partitë politike. “Mosthirrja e PD si palë e trete, me interesa të ligjshme në proces, cënon rëndë detyrimet ligjore dhe është bërë me qëllimin për të marrë një vendim në fshehtësi dhe për të favorizuar një palë, që ai vetë ka pranuar se ka lidhje”- thuhet në kallëzimin e PD.

Më kallëzim thelsohet se gjyqtari Agron Zhukri ka shkelur rëndë ligjin duke marrë një vendim pa patur më parë një vendim të formës së prerë për pasqyrimin e ndryshimeve statutore të 17 Korrikut.

Pa patur vendimin e zbardhur për këto ndryshime, gjyqtari Zhukri e ka patur të pamundur të shohë përputhshmërinë e akteve të 11 dhjetorit me statutin e 17 Korrikut, ku bazohet edhe kërkesa e palës tjetër për 11 dhjetorin.

PD sqaron me detaje SPAK-un për paligjshmërine e mbledhjes së 11 dhjetorit, duke shpjeguar detyrimet statutore që duhet të ndiqeshin. PD i kërkon SPAK të bëjë veprime të shpejta hetimore, duke administruar kamerat, duke sekuestruar dosjen gjyqësore, në mënyrë që gjyqtari të mos ketë kundësi të manipulojë provat.



8 Comments

  1. Ne Spak duhej te ishe ti,Brava, Alibej, Grida, Salianji dhe te tjere per marjen peng te opozites se nje vendi duke mashtruar diten per diell qe 5004 persona i ulet ne 1850 karrige (nga keto 1850 gjysma socialiste, gjimnaziste, e familjare).

    Nuk mbulohet dielli me shoshe o bythqir muti. 4950 anetare te PD-se ju vune damken, dhe e provuat dhe vete ne zgjedhje qe aq u katandiset si nje shoqate bythqirash lokal qe nuk gjenit dot as komisionere.

  2. Kaq te semure jane ky bq gazi dhe bq enkelejda sa jane gati te djegin karrieren e tyre politike vetem ti sherbejn braves dhe sorrosit per te shkaterruar PD .
    Por do marrin ate qe kane qejf te dy ,pale kur bejn si te fort dhe serioz o zot te vjen per te qeshur sa te shqyesh bythen e gazit dhe te mbash rezerv ate te enkelejdes,tamam si luldhimi kur kendonte himnin🤮🤮🤮

  3. O bythqim me dashnore burre, te gjithe i pane genjeshtrat tuaja me 5 mije delegate
    Nuk coni Ramen ne Spak por coni gjykatesin e nderuar qe vendosi drejtesi ne keto kohe qe jetojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *