• |
ide | kryesore

Incidenti në PD/ Klithma histerie kur Alibeaj ishte në konferencë me gazetarët (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit



Ndërsa Enkelejd Alibeaj doli në një konferencë nga selia blu, nga e njëjta sallë vetëm pak minuta pasi mbaroi Sali Berisha, një ngjarje e çuditshme ndodhi.

Teksa Alibeaj po përsëriste fabulën e ngritur prej tij se vendimi i Gjykatës së Tiranës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit të Berishës nuk ishte i formës së prerë, një zë gruaje me tone histerike interferoi në fjalën e tij. Me britma dhe ulërima të jashtëzakonshme, gruaja që duket në fund të videos më poshtë detyroi Alibeajn për pak çaste të ndryshojë kursin e qëndrimit të tij.

Ndërkohë, jashtë sallës, ishte Gazment Bardhi ai që përpiqej të qetësonte zonjën në fjalë, identiteti i së cilës nuk dihet ende. Çka ra në sy ishte se gruaja ndërsa bërtiste, mbante në dorë një kartë me logon e Partisë Demokratike. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Pas dyerve të mbyllura/ Çfarë ndodhi në takimin e Berishës me Bardhin e Alibeaj



15 Comments

  1. E ndoqa edhe une incidentin dhe nuk e kuptova se si ishte puna, por sidoqoftë kjo nuk është aspak shenjë e mirë për Alibeajn dhe grupin e tij.

    Tersllëku është shenjë nga lart që gjërat nuk i ke mirë. Hapni sytë grupi bashist!

  2. Si kane fytyre Alibej e Bardhi te hyjne ne zyrat e PD, ne ato zyra ku I vune shkelmin demokracise, ku u bene pale me Ramen, ku hodhen gaz mbi te pafajshmit etj. Keto specie nuk duhet te shfaqen me se do te perfundojne si Zoti I tyre Basha. Ché schifo di persone. Andate a fa cullo. Pezzi di merda.

  3. PD eshte kthyer ne skenar filmi me kauboj. Baca Sali kryeaktori, regjizori nuk dihet, skanarin po e shkruajne analistet tane paramedhenje, fundi i filmit akoma se kane shkruar por gjer tani filmi ka korrur sukses te madh, audjenca po rritet shume. Per titullin e filmit akoma nuk ka nje gje te sigurte perflitet per titullin “Rrofte rumapalla”

  4. Atë veç deputetëve mbështetës e shoqëronin dhe militantët e thekur ku spikaste mbi gjitha Sali Lusha.

    Por brenda zyrës së Bashës ka pasur edhe militantë të thekur që nuk kanë ngurruar që të ulen në karrigen e Bashës dhe ti vendosin këmbët sipër tavolinës.

  5. interesi eshte qe ju te sorosit bardi dhe ti te ikni sa me pare qe vendi te kete nje opozite te forte pa ju ne krye po si te gjithe anrtare te p.d

  6. hahahahah SHQUPI ESHTE KTHYER NE NJE BORDELLO PREJ QEMOTI, KUR VININ ME GOMOR E ME CITJANE SHPELLARET PER PAK AROME FEMNE!

  7. Tamam tamom te dy krahet e PD nuk kane ndarje ideollogjike. E vetmja gje qe i ndan eshte qendrimi ndaj Sali sekretarit te PPSH non grata.
    Pse nuk dorehiqet Sali sekretari PPSH qe ti hape rruge bashkimit pa probleme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *