• |
ide | kryesore

Këngëtarja akuzon Lady Gaga-n: Donte të më shkatërronte karrierën

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Heidi Montag ka akuzuar së fundmi, Lady Gaga se ajo sabotoi karrierën e saj muzikore.

“Njerëzit janë si :’Unë e dua Lady Gaga’ dhe jam e sigurt se ajo është e mrekullueshme, por nuk kam pasur takimin më të mirë me të,” u shpreh Heidi në podcastin  “The Unpopullar with Jacques Peterson”.

Në episod, Montag deklaroi se marrëdhënia e  tyre u përkeqësua kur Gaga ishte thjesht një këngëtare dhe kantautore e re dhe të dyja punonin me producentin RedOne.Ajo rrëfeu se RedOne, emri i vërtetë i të cilit është Nadir Khayat, kishte shpresa të mëdha për karrierën e saj, por për shkak se ai dhe Lady punonin së bashku për tekstet e këngëve, ai duhej të merrte lejen e saj që Heidi të publikonte një këngë të quajtur “Fashion”.. Artistja tregoi  se ylli i “House of Gucci” u përgjigj: “Shkëlqyeshëm, sigurisht, ajo mund ta ketë atë këngë”.

Megjithatë,  pasi  producentët për filmin e vitit 2009 “Confessions of a Shopaholic” shprehën interes për të përdorur “Fashion” për kolonën e tyre zanore, këngëtarja e mori përsëri këngën dhe e publikoi vetë në atë album.“Jo, po e tërheq atë këngë dhe po e regjistroj. Nuk është më e Heidit”.Gjithashtu ajo zbuloi se  Gaga i tha RedOne se nuk do të punonte më me të nëse ai vazhdonte të punonte me Montag, gjë që bëri që producenti të ndahej me yllin e realitetit.Producenty dhe Lady prodhuan disa hite gjatë viteve, duke përfshirë “Just Dance”, “Bad Romance”, “Alejandro”dhe “Judas”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *