• |
ide | kryesore

Berisha e fitoi PD, brenda selisë ç’blinduan dyert, por jo kokat

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Selia e PD i hoqi dyert e blinduara dhe Sali Berisha, u rikthye aty, duke “marrë” paqësisht atë që kishte humbur me dhunë në 8 janar. Për herë të parë ai shtrëngoi duart me dy nga kundërshtarët e tij të mëdhenj, Gaz Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, pasi gjykata e Tiranës i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën për të udhëhequr nga sot e tutje partinë. 

Të gjitha këto, të vendosura në sfondin e rezultatëve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe largimit me turp të Lulzim Bashës, flasin për një fitore dërrmuese të liderit historik brenda partisë. Në diçka më shumë se gjysëm viti, ai u shndërrua nga një “lebroz” i goditur pas shpine dhe i tradhëtuar nga të tijët, në një politikan të ringjallur, për shkak se padrejtësia që iu bë, i la në hije shumë nga mëkatet e së shkuarës.    

Pra, duam apo s’duam, na pëlqen apo jo, Sali Berisha është fitimtari i një krize, të ciliën e planifikoi dhe e loboi Edi Rama, e nënshkroi sekretari Blinken me peshën e rëndë të SHBA-së dhe e bastardoi deri në parodi ambasadorja e këtij vendi në Tiranë.

Lexo me tej:

Gjykata njeh Berishën, por thellon çarjen në PD

Por një pjesë e deputetëve dhe hierarkëve të dikurshëm po tregojnë një miopi proverbiale për ta lexuar këtë tablo. Ndonëse të mbetur pa anëtarë, ndonëse të zhveshur edhe nga vula, ata po i kërkojnë Sali Berishës atë që askush nuk imagjinon ta pretendojë nga secili politikan në glob: që ta shndërrojë fitoren e tij në humbje, duke u tërhequr nga gara.

Ata vazhdojnë me avazin e vjetër të partisë që ka aleate të madhe SHBA-në dhe e cila e nuk mund të mbajë në gjirin e saj një “non grata”, sepse pa Amerikën është e pamundur që të fitohen zgjedhjet.

Në një farë kuptimi ata mund të kenë të drejtë. Nuk është shumë e thjeshtë dhe komode ti bësh karshillëk hiperfuqisë, madje as kur ajo ka zgjedhur për aleat pushtetin. Nuk është as e logjikshme që zgjidhjet për të ardhmen ti kërkosh tek nostalgjia për të shkuarën.

Si dikush që ka qenë kundër Sali Berishës deri në 2013 dhe që nuk e shoh me shpresë drejtimin e opzitës prej tij, personalisht e mirëkuptoj këtë lloj refuzimi që i bëhet ish presidentit dhe ish kryeministrit nga një pakicë brenda familjes së vet politike.   

Por thënë këtë, më duket qesharak pretendimi për të zbrapsur me negociatë dikë që fiton me votë. 

Këtu përfaqësuesit e pakicës që deri dje mbanin vulën, po vijojnë me qëndrime që më shumë sesa opozitën shkatërrojnë karierat e tyre personale. Ata nuk po shërohen dot nga virusi i politikanëve burokratë që duan të marrin vendime pa mbështetje të antarësisë. Ata nuk po e kuptojnë se militantët e PD-së u rreshtuan kundër tyre, pasi nuk besuan në fabulën e ngrënjes së barit, pasi e konsideruan të pa drejtë hipokrizinë e një Berishe minues të demokracisë dhe hajdut të fondeve publike, ndërkohë që, banditët në pushtet, apo Rama dhe Veliaj, qenkeshin kampionët e mëdhej të vlerave atlantike.   

Demokratët u rebeluan dhe votuesit e 6 marsit e ekzekutuan këtë lloj mentaliteti prej zari ambasadash. Prandaj, të kërkosh të arrish suksesin duke përdorur të njëjtat mjete me të cilat më parë ke dështuar, nuk bën gjë tjetër veçse rolin e atij që Ajnshtajni ia ka përcaktuar më së miri epitetin.

Ky është kurthi ku kanë rënë ata pak hierarkë dhe deputetë që duan ta mbajnë Berishën larg PD-së. 

Ndonëse bindja e tyre se Berisha i bën dëm partisë mund të jetë e respektueshme, ndonëse mosbesimi se ai është në gjendje të ringrejë një forcë fituese ka baza, rruga që kanë zgjedhur për ta penguar atë, me pretekstin se nuk e do Amerika, është qesharake. 

Pas dyerve të mbyllura/ Çfarë ndodhi në takimin e Berishës me Bardhin e Alibeaj

Ajo flet për një medësi aparatçiku që prefereon demokracinë e dirigjuar para asaj të votuar. Ajo tregon se ndonëse kanë ç’blinduar zyrat ata nuk e kanë bërë këtë në kokat e tyre. 

Një rrugë më racionale do të qe që ata të bëheshin partizanë të një bashkimi duke përfshirë edhe Berishën, ti propogandonin idetë, qoftë dhe si fraksion brenda PD-së dhe nëse njeriu i anatemuar prej tyre humbte në zgjedhjet e radhës, ata të bëheshin alternativa reale për drejtimin e opozitës. Vetëm kështu mund të ishin kandidatë për liderë realë dhe jo marjoneta që e kuptojnë politikën si katapultim nga ambasada. Ata duhet të ndërgjegjësohen se kjo shfaqe e shëmtuar u gropos në 6 mars. 

©Lapsi.al



42 Comments

  1. Berisha, duam apo s’duam eshte politikani me i afte qe ka patur Shqiperia qe nga viti 1944. Ai u ringrit nga hiri i tij dhe u kthye fuqishem ne krye te PD-se dhe nuk ka asnje diskutim qe me zgjedhje te lira brenda PD, ai i fiton zgjedhjet me te pakten trefishin e votave te ndjekesit me te aferm. Por ka dicka tjeter, Berisha eshte i vetmi politokan qe mund ta trembe Ramen qe ka marre superxhiro dhe ve ministra qe nuk ia kane idene punes qe bejne, eshte i vetmi qe mund te organizoje shqiptaret ne protesta madheshtore dhe ta zbythe Ramen nga aventurat e tij qe po e cojne vendin ne gremine. Cili eshte qellimi i Berishes? Mund te kete gjithfare pretendimesh, por i rendesishem per vendin dhe shqiptaret eshte produkti. Nese produkti do jete ai qe duhet, pak rendesi ka Berisha. Berisha ne rastin e nje produkti pozitiv, do zere vend ne historine e vendit, ne te kundert, do jete ne histori por konotacioni i tij do jete negativ. Le te presim e te shohim zhvillimet. Sa per keta enkelejdrat e gazrat e lulzimsave, nese nuk do dine te kuptojne situaten, shume shpejt do jene te harruar.

    1. Bushati eshte mekatar i madh por ai si ateist-sigurims-sherbetor i paguar qe eshte vazhdon dhe sa te kete hapesire mediatike do te mekatoje. ZOTI i ndershkofteketa monstra qe edhe femijet tane duan ti lene akoma ne duart e vampireve te shqiptareve Rama, Berisha, Meta.

      1. “Sigurimsi” Basha, në vitin 1990 ishte një gjimnazist adoloshent, bir i një familje të thjeshtë tiranase , me babain mekanik e nënën mësuese, asnjeri prej tyre antar i PP,
        Nëse do të kishte qenë “sigurims” i kohës së diktatorit Hoxha, nuk do të kishte asnjë shans që të punësohej nga OKB në Gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi..
        Është fakti i ditur se Rama e gjithë propoganda puniste, pas Berishës si objekt sulmesh ka pasur Bashën.
        Përse ?
        Sepse ai ishte ministri më i suksesshëm në qeverinë Berisha dhe i vetmi kandidat i PD që vuri poshtë Ramën si kryetar i bashkisë së Tiranës.
        Përse harohet se ka qenë Top Channel media që kurdisi për Berishën e Metën skenarin e “demaskimit” të tyre nëpërmjet “përgjimeve” të Dritan Priftit, e që sot bën sikur i mbështet të dy.
        Është po kjo media, që kurdisi një farsë qesharake për të akuzuar Bashën , ish jurist i angazhuar nga perëndimi për të hetuar e ndëshkuar Millosheviçin, duke shfrytëzuar një person me të meta mendore nga Kosova, që e denonconte ate se paskej bashkëpunuar me serbët kundër UÇK.
        Vazhdoi ajo komedi groteske nja dhjetë ditë, deri sa doli një kryeprokuror amerikan, dhe ju a mbylli gojën duke e shprndarë mjegullnajën e shpifjeve për Bashën, e pas kësaj u harua fare kjo histori siç kishte ndodhur edhe me akuzën për “abuzimet” e tij në ndërtimin e Rrugës së Kombit që Rama e quante “rrugë pa krye”
        Shpifjet e tjera nga propoganda alla Taulant Balla se Basha paska qenë i mbështetur nga Rusia për të lobuar në qeverinë amerikane, paturpësisht i përdori edhe Berisha nëpër foltore për ti ndërsyer demokratët kundër tij.
        Jo më demokratët por asnjë shqiptar me mëndje normale, nuk i pati besuar dënglat e Taulantit, por kur këto shpifje i shfrytëzoi “lideri historik” për egoizëm personal, “baza” më e pa emancipuar e naive e PD, i besoi.
        Pasi ja arriti qëllimit Berisha që të demonizojë Bashën edhe me shpifjet e Taos, nuk e kemi dëgjuar më prej tij që ti përsërisë ato akuza të marrëzishme, sepse pati zëra nga foltoret që i drejtuan pyetjet se kur e dinit që Basha paskej qenë i tillë, përse e keni mbështetir vazhdimisht ?

    2. Edhe Putinin një shumicë e madhe e rusëve e konsiderojnë “politikanin më të aftë” të Rusisë, sepse i del përballë demokracisë perëndimore e NATO-s.

    3. 1-Ne pushtet te sjell, te mban dhe te largon, vetem VOTA, edhe ne komunizem pushtetaret thoshin “vota” sado formale apo e manipuluar qe te ishte ajo sepse ajo legjitimonte pushtetin dhe cdo gje, Berisha ka votat, KAQ!
      RIVDEKJA + USA + EU + soros + droge + mafie + krim + korrupsion + manipulasione + aparatusi shteteror, ka marr max. vetem 17% te totalit te listes se zgjedhesve, ne zgjedhje marrin pjese 44-48% e listes zgjedhore, pra RIVDEKJA eshte PAKICE, pakice e pakices, ka ndejtur ne pushtet vetem prej VUL BRAVES, KAQ!
      3-Berisha, si ujk plak qe eshte, ka aftesi, mbeshtetje, nuhatje politike dhe e ka te qarte se mileti pret vetem nje fershellimi qe te marre hake dhe te ndeshkoj ne menyre shembullore keta bastarde, KAQ!

      1. Ore POPULL dumbabist.
        Po në pushtet në vitin 2O13 me çfarë votash erdhi në pushtet “rivdekja”, me votat e “Vul Bravës” ?
        Po në vitin 1997, përsëri fajin e kishte “Vul Brava” që Berisha u rrëzua nga pushteti ?
        Formalisht ka qenë Basha kryetar i PD nga 2013-ta deri në 9 shtator të 2021-it, sepse ishte Berisha që impononte çdo vendim, lere seç thoshte se i kisha kërkuar dorheqjen “Lulit”.
        Tre herë rrjesht Berisha publikisht ka deklaruar votën për Bashën, edhe në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar.

    4. Berisha eshte i vetmi që mund të largojë Ramën, biles pa e mbyllur mandatin

      I vetmi që nuk blehet nga Rama.

      I vetmi që ka një filozofi krejt ndryshe për vendin se Rama.

      1. A nuk ishte Berisha ai që bëri marëveshjen me Ramën në vitin 2008, duke ndryshuar edhe Kushtetutën, për të përqëndruar të gjitha pushtetet tek posti i kryeministrit, duke injoruar institucionet e presidencës e parlamentit e duke fuqizuar kështu kultin e individit ?
        A e keni dëgjuar ndonjëherë Bashën, bile edhe karagjozin Rama, që të përmendin veten me emër në vetën e tretë , “Lulzim Basha” apo “Edi Rama”
        Bile edhe Enveri nuk përmendëte asnjëherë emrin e tij po fliste në emër të partisë.
        Vetëm Berishën e dëgjon të thotë vazhdimisht “unë, unë, unë” apo “Sali Berisha, Sali Berisha, Sali Berisha…..
        Berishën imiton edhe “dridhe Likja”.
        Edhe ate e dëgjojmë të përsërisë gjithmonë fjalën “unë” apo “presidenti, presidenti, presidenti”

      2. Muajtë e fundit treguan se Berisha ka vazhduar të jetë kryetari i PD në hije nga qëndrimi i kryesisë së kësaj partie.
        Akoma mendoni me naivitet se paskej qenë Basha “peng” i Ramës që nuk fitonte PD ?
        Basha e gjithë kryesia e PD kanë vazhduar të jenë peng i Berishës e jo i Ramës.
        E ka pranuar vetë ai që i thërristë në “zyrrën e tij” të gjithë, që nga Basha.

    5. Shpresonim qe vertet PD pas atij Tsunami te forte te fillonte te ringrihej por gjasat jane se po erdhi Sala ne krye e pordhi fare. Na ngeli ne dere Edi Rama.

  2. ZAGARI I FRUSTRUAR SEXUAL YMER GELBAZA KELLIRA NE PAMUNDESI ME KAP NDONJE PIDH ,PA JAFUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT thotë:

    ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA ,POLICIA E KAPI DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH BLEDI MENES AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT

  3. Hajde analize hajde! Edhe shoku Enver eshte habitur etje ne sketere. Jeni bere per tu qare me llahinka te gjithe!

    1. Pa he o shoku Astrit, analizoje ti njehere sic dine “shoket e partise” te analizojne dhe mbase te japim te drejte ty e jo Bushatit?!

      1. Po po 1×2. Lepiji bythen komuniste Bushatit. Bushati e ka ne DNA genin antiamerikan, antiimperialist dhe bolshevizmin anarkist. Ai i lexon cdo nate perpara se te fleje gjume dhe i reciton me eth fjalimet e gjyshit dhe babait dhe u thote atyre te prehen te qete se ai po vazhdon ne rrugen e tyre dhe nuk do te pushoje se luftuari ambasadoren e Amerikes si dhe spiunet e tjere te Amerikes si Edi Rama me shoke.

  4. Bushat, kushedi c’urdhra kane te gjoret……. nga ambasada Afgane me seli te rruga e Pakistanit!
    Ndaj mos ua ver re shume!

    1. Tridhjet e dy vite pas përmbysjes së diktaturës enveriste e akoma në mediat shqiptare dominojnë kokat e blinduara me urrejtjen kundër perëndimit e “imperializmit anglo-amerikan”.
      Deri në 9 shtatorin e vitit të kaluar, nga mender me thënë , anal-istët majtistë, Berisha urrehej se tradhëtoi ish Partinë e punës e u lidh me SHBA, e kur doli kundër pas shpalljes non grata , po brohoritet prej tyre si “lider historik”
      Po e njejta histori edhe me Ramën por në kahje të kundërt.
      Kur Rama u thirr nga lideri socialist Nano për të milituar në ish partinë e punës, analistët majtistë e ngrinin në qiell.
      Sapo e panë që me ardhjen në pushtet si kryeministër në 2013-ën, u lidh me Obamën , president i SHBA, e quajtën “armik i popullit shqiptar”, ndonëse e dijnë fort mirë që Rama po ti interesojë e kthen menjëherë pllakën e bëhet mik i Putinit apo Erdoganit.

  5. ALEXANDER FRANGAJ DHE BLENDI FEVZIU TALLIN TRAPIN ME ZAGARIN E FRUSTRUAR SEXUAL YMER GELBAZA KELLIREN thotë:

    ZENI I BABIT E PO KAFEN E MENGJESIT ME ARMINA MEVLANIN ,KURSE YMER GELBAZA KELLIREN E PJERDH BE SURRAT NE MENGJES FRROK CUPI..

  6. Atë veç deputetëve mbështetës e shoqëronin dhe militantët e thekur ku spikaste mbi gjitha Sali Lusha.

    Por brenda zyrës së Bashës ka pasur edhe militantë të thekur që nuk kanë ngurruar që të ulen në karrigen e Bashës dhe ti vendosin këmbët sipër tavolinës.Shpellkare shkoni putheni salihun ne buze

    1. A nuk mbusheshin sheshet e Shqipërisë me qindra mujë shqiptarë në kohën e diktaturës duke brohoritur për Enverin me parullën “Parti Enver jemi gati kurdoherë” ?
      A nuk mblidheshin me qindra mijë gjermanë, një ndër popujt me nivel të lartë të kulturës, e thërrisnin për liderin nazist “Heil Hitler” ?

  7. E drejtë Bushat, por kuptoji hallin.

    Ishin në krye të drejtimit të partisë dhe tani me primaret do u duhet të garojnë për ato karrige, dhe problemin e kanë se me atë gaz dhe dajak me dyer të blinduara që i dhuruan anëtarësisë vështirë se mund të votohen e të fitojnë ndonjë vend.

    Prandaj po luftojnë fort që të fitojnë ndonjë konçension nga foltorja dhe të ruajnë pozicionet derisa të harrohet ajo histori.

    Prova që ato nuk janë në gjëndje ta sjellin PD në pushtet është dhe te kërkesa e tyre të mos njihet shumica, shpjegon dhe dështimin e të kaluarës kur shumicën e merrte si e merrte Rama dhe si kockë për tua mbyllur gojën u lëshonte ndonjë “ligj ose ministër” e disa deklarata të ambasadës….

    Gjëja më me mend që mund të bëjnë është të distancohen nga projekti i dështuar i Lulit dhe të krijojnë lobin dhe fraksionin e tyre brënda PD dhe të influencojnë e pse jo të marrin pjesë në drejtimin e asaj partie.

    ps: njësoj sikur pas një lufte pala e kapitulluar të vendosë kushte dhe vija të kuqe, përfytyro vetëpërmbajtjen e fituesit…

  8. Qe eshte krejt e palogjikshme sjellja e deputeteve te Bashes, kjo eshte nje gje qe vihet re nga te gjithe. Duke patur parasysh se keta, jane edhe te mencur dhe te zote ne profesionet perkatese, palogjikshmeria behet shume e cuditshme. Kam pershtypjen se kurthi ku kane rene, me vetedijen e tyre natyrisht, eshte shkaku i saj. Ata kane vendosur qe ne fillim, qe Nongrata eshte e vertete, dmth eshte bere per ato arsye qe jane dhene publikisht; qe ketu nis gremisja e tyre ne kurth. E gjithe narrativa e krijuar me pas mbeshtetet mbi kete genjeshter. Aksioni i paprecedente politik i Berishes, i shtyu te shkonin shume larg me kete narrative; ne cdo hap qe kane bere ne kete shteg, ata kane qene te vetedijshem qe po digjeshin politikisht; kjo vetedijshmeri , e turbullt ne fillim, filloi te qartesohej me sukseset e Foltoreve, 11 dhe 18 dhjetorit; ngujimi ne seline e blinduar me 8 janar, ishte per shkak se tashme vetedijshmeria e tyre e te qenit te djegur politikisht ishte e qarte plotesisht; prandaj luajten gjithcka per gjithcka; 6 marsi ishte fundi i lojes; ata qe filluan te paret te braktisin Bashen, kam pershtypjen se mendojne se jane te djegur te shkalles se pare a te dyte, dhe mund te rikuperojne; kurse qendrestaret si Alibeaj dhe Bardhi, e dine edhe vete se jane djegur dhe perveluar te shkalles fatale.
    Kjo, per mua, shpjegon edhe sjelljen e tyre te cuditshme gjithe keto dite; e cila, megjithate nuk eshte aq e cuditshme. Eshte sjellja e zemerkatranit qe e ndjen se po i vjen fundi dhe don t’u beje sa me keq te tjereve qe ka perreth. Nese nga kjo mund edhe te perfitohet, kushedi, aq me mire…!

  9. Qe eshte krejt e palogjikshme sjellja e deputeteve te Bashes, kjo eshte nje gje qe vihet re nga te gjithe. Duke patur parasysh se keta, jane edhe te mencur dhe te zote ne profesionet perkatese, palogjikshmeria behet shume e cuditshme. Kam pershtypjen se kurthi ku kane rene, me vetedijen e tyre natyrisht, eshte shkaku i saj. Ata kane vendosur qe ne fillim, qe Nongrata eshte e vertete, dmth eshte bere per ato arsye qe jane dhene publikisht; qe ketu nis gremisja e tyre ne kurth. E gjithe narrativa e krijuar me pas mbeshtetet mbi kete genjeshter. Aksioni i paprecedente politik i Berishes, i shtyu te shkonin shume larg me kete narrative; ne cdo hap qe kane bere ne kete shteg, ata kane qene te vetedijshem qe po digjeshin politikisht; kjo vetedijshmeri , e turbullt ne fillim, filloi te qartesohej me sukseset e Foltoreve, 11 dhe 18 dhjetorit; ngujimi ne seline e blinduar me 8 janar, ishte per shkak se tashme vetedijshmeria e tyre e te qenit te djegur politikisht ishte e qarte plotesisht; prandaj luajten gjithcka per gjithcka; 6 marsi ishte fundi i lojes; ata qe filluan te paret te braktisin Bashen, kam pershtypjen se mendojne se jane te djegur te shkalles se pare a te dyte, dhe mund te rikuperojne; kurse qendrestaret si Alibeaj dhe Bardhi, e dine edhe vete se jane djegur dhe perveluar te shkalles fatale.
    Kjo, per mua, shpjegon edhe sjelljen e tyre te cuditshme gjithe keto dite; e cila, megjithate nuk eshte aq e cuditshme. Eshte sjellja e zemerkatranit qe e ndjen se po i vjen fundi dhe don t’u beje sa me keq te tjereve qe ka perreth. Nese nga kjo mund edhe te perfitohet, kushedi, aq me mire…!

  10. QKA NXJERR NGA BYTHA FATOS LUBONJA NXJERR NGA GOJA YMER GELBAZA KELLIRA -dmth ERE MUTI thotë:

    VETEM SPARTAK NGJELA KA ME SHUME KOHE PA E FUTUR KARIN NE PIDH SE YMER GELBAZA KELLIRA

  11. E rendesishme eshte e ardhmja e PD. Une vazhdoj te mendoj se PD nuk ka te ardhme me Bashen jo e jo, por, as me Berishen. Berisha fitoi! Te shohim kur te vijne zgjedhjet.

  12. 1-Ne pushtet te sjell, te mban dhe te largon, vetem VOTA, edhe ne komunizem pushtetaret thoshin “vota” sado formale apo e manipuluar qe te ishte ajo sepse ajo legjitimonte pushtetin dhe cdo gje, Berisha ka votat, KAQ!
    RIVDEKJA + USA + EU + soros + droge + mafie + krim + korrupsion + manipulasione + aparatusi shteteror, ka marr max. vetem 17% te totalit te listes se zgjedhesve, ne zgjedhje marrin pjese 44-48% e listes zgjedhore, pra RIVDEKJA eshte PAKICE, pakice e pakices, ka ndejtur ne pushtet vetem prej VUL BRAVES, KAQ!
    3-Berisha, si ujk plak qe eshte, ka aftesi, mbeshtetje, nuhatje politike dhe e ka te qarte se mileti pret vetem nje fershellimi qe te marre hake dhe te ndeshkoj ne menyre shembullore keta bastarde, KAQ!

  13. Sali Berishen e sjellin ne krye te PD 2 arsye : Qeveria totalisht e deshtuar Rama dhe Opozita e mefshte Basha, sejmene e ambasadoreve. C’dokush ne vendin e Berishes do ti shfrytezonte keto 2 mundesi te arta.

  14. GREG KRISTAQ RAMA BABAI I ZAHOS TALL TRAPIN ME YMER GELBAZA KELLIREN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE SPARTAK NGJELA JANE KAMPION ME SE SHUME KOHE PA E FUTUR KARIN NE PIDH…

  15. Pafytyrësi e madhe! Në mëngjes shkojnë në gjykatë, dhe pasdite në negociatë.
    Çfarë do bashkojë Sali Berisha kur e ka shkarkuar kyresinë dhe gjithë drejtuesit përfshirë Lulzim Bashën, në një stadium me 5900 vota?
    A i shkarkove? Ku do i ngarkosh tani?
    S’ka bashkim me ata që dje divorcuat në gjykatë.
    Çështja është që, ju bashkimin po e bëni nga halli pasurisë dhe jo i Shqipërisë!
    Bashkim çelësash dhe bravash me pak fjalë….

  16. “Pra, duam apo s’duam, na pëlqen apo jo, Sali Berisha është fitimtari i një krize, të ciliën e planifikoi dhe e loboi Edi Rama, e nënshkroi sekretari Blinken me peshën e rëndë të SHBA-së dhe e bastardoi deri në parodi ambasadorja e këtij vendi në Tiranë.”

    Une e lashe ketu artikullin. Ky kari shikon miza te bardha dhe eshte ma halucinant se gjyshi vet.

  17. dje në darkë kur ka hyrë e dalë në zyrat e PD me një shpurë tropojanësh, pa llogaritur Flamur Nokën, dhe kur ka kuptuar se PD nuk e pranon legjitimitetin e tij, ndryshoi tërësisht gjuhë dhe u zotua se nuk do t’i thërrasë më me epitete Lulzim Bashës por do t’i drejtohet si deputeti Basha.
    Menjëherë në kor, gjithë eunukët e tij filluan ta përsërisin se ai tani quhet zoti Basha dhe jo Lul Pengu, Lul Brava, Lul Kimiku, Lul Bllofi etj.

  18. Fatos Nanon e ka linçuar për vite të tëra, duke i bërë dhe akuza të rënda si vrasës I Azem Hajdarit, dhe pastaj tha që ato kanë qenë akuza politike. A thua se ekziston një licensë për një politikan, që të fitojë duke ngjallur urrejtje përmes linçimit dhe pastaj pasi të arrijë qëllimin, të thotë që gënjeva. Kështu ka bërë me Edi Ramën, Bamir Topin, Alfred Moisiun, Ina Ramën, dhe gjithkënd tjetër që ka pasur një betejë me të.

    Për 30 vite resht, çdo betejë e tij është e mbështetur mbi urrejtjen dhe mbi linçimin e kundërshtarëve

  19. Naskë Afezolli ka folur për marrëveshjen që Shqipëria ka bërë më TAP-in. Afezolli shprehet se në Shqipëri kalon TAP dhe se ne nuk përfitojmë gaz prej tij. Për shkak të marrëveshjes që është firmosur nga pala shqiptare. Kjo marrëveshje e la Shqipërinë pa asnjë përfitim.

  20. Berishizmi përfaqëson përpjekjen individuale për krijimin e një partie politike për t’i shërbyer ngjitjes në pushtet të një individi dhe, pastaj, përdorimin e asaj partie politike kryesisht për interesat politike, dhe jo vetëm, të atij individi, sipas parimit të përsëritur të vetë Sali Berishës se “Pas meje u bëftë kiameti” dhe se “Me familjen dhe veten time nuk vë PD-në dhe asgjë tjetër”.

    Jo vetëm Berisha, por edhe bërthama e “elitës” politike partiake që i vjen rrotull dhe i bën fresk janë individë politikë të sprovuar dhe të diskredituar.

  21. Arsyeja e vetme e atij sulmi, është pikërisht mesazhi ndaj Xhemal Bushatit, i cili kohët e fundit ka mbajtur qëndrime të qarta politike, të cilat kanë qenë në krah të kundërt me qëndrimet e “Shtëpisë së Lirisë”, Foltores dhe Sali Berishës…

  22. euforia e pasuesve të Komisionit të Rithemelimit apo, ndryshe, të idhtarëve të Sali Berishës, është gati në ekstazë. Të gjithë lakenjtë janë në garë se kush do t’i bëjë vlerësimet dhe lajkat më të mëdha Sali Berishës, “pronarit” të përjetshëm të PD-së, të cilin Jozefina Topalli e krahasoi me vetë krijuesin duke e quajtur “fuqi të natyrës”.

  23. YMER GELBAZA KUR MASTUBON NGA KARI I RRJEDH QELBESIRE DHE MUT ME QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA NXJERR KARIN NGA BYTHA FRROK CUPIT DHE JA FUT NE GOJE YLLI PATES

  24. Edhe pse qesharake në SHBA dhe blogje pa autoritet, ato mjaftojnë për Berishën të mbajë gjallë shpëlarjen e trurit të njerëzve që e mbështesin në PD.
    Njeriu që i shpërndan është zëdhënsja e tij Floriana Garo, e cila për të ngjarë me Berishën ka dhe tri numrat e fundit të telefonit njësoj.Bythqire e ke pak

  25. Po lexoja komentet me siper dhe shof qe shume jeni te dashuruar mbas plakut Mere,por nje pyetje kam une .Vertete mendoni se shqipetaret kane deshire te kthehen vite mbrapa per shkak te nje te semuri si plaku Mere? Seriozishte e shifni plakun mere te denje per tu kthyer serish ne jeten e atyre njerezve qe ju ka vrare femije,burra dhe gra? Njerez jemi ne 2022 dhe akoma nuk dine per te ndare te miren nga e keqja.Vertete qe e mira ska fund por te pakten ne kete kohe krize po mundohemi qe tia dakim mban se bashku. Respekte!

  26. Sa me shume e lexoj kete Bushatin, aq me shume me mbushet mendja qe eshte agjent defakto i Partise Socialiste, specifikisht Edi Rames. Te gjitha keshillat e Bushatit jane te tilla qe ne fund fare sigurojne humbjen e PDse ne menyre te padiskutueshme. Ndoshta demokratet duhet te tregohen pak me skeptike se kujt ti besojne dhe te jene me te kujdesshem se kush jane miqte dhe kush armiqte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *