• |
ide | kryesore

Lubonja: Çfarë ndodh në PD pas ardhjes së Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja bëri një analizë të zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike. Sipas tij, Berisha tashmë përbën shumicën në këtë parti duke theksuar se opozita është e fortë momentalisht, por duke pasur përballë një regjim si ai i Edi Ramës, gjithçka është më e vështirë.

“Politikisht është e vështirë t’i kundërvihesh me sukses grupit të Berishës, qoftë edhe duke pasur ambasadën e SHBA-së mbrapa. Ne e dimë historinë e çarjes së PD. Mundet që ky grup i vogël që nuk e dimë se sa është. E kam fjalën për grupin parlamentar të PD që ishte i kontrolluar nga Basha. Kanë ikur dhe nuk dihet sa i kanë mbetur Bashës, por është në minorancë. Berisha sot kishte një konferencë shtypi me bujarinë e fitimtarit, ku ftonte ata, bashkë me Lulzim Bashës.

Berisha tha se të gjithë ata janë anëtarë të PD. Fliste me sigurinë e një njeriu që ka marrë kryesinë, por njëkohësisht kërkon të ketë sa më afër të gjithë. Këtu mbetet tashmë për mendimin tim, elementi psikologjik si i rëndësishëm. Janë shumë sharje, të gjitha ato që janë thënë për njëri-tjetrin. Këta do të krijojnë një grupim tjetër tani, sepse lind edhe problemi i gjykatës që thotë do e çojmë në apel.

Më mirë të bëhet një parti tjetër, grupim tjetër dhe t’i kundërvihen. Kjo shkon në favor të Ramës ose munden nëse Berisha tregohet i hapur të krijohet fraksion brenda partisë. Duke qenë se si ishte katandisur PD pas ikjes së Berishës, bëhet më e fortë seç ishte.

A mjafton për të përmbysur Ramën? Kjo mbetet e hapur. Unë gjykoj se nuk mjafton. Ka nevojë për një bashkim, por kjo varet nga mundësitë reale. Unë dyshoj se kushdo të vijë këtu do e ketë të vështirë të përballojë këtë regjim. Kjo është opozita më e fortë për momentin, sa do e arrijë Berisha… Ai ka një karizëm, por nëse do të bashkojë të gjithë shqiptarët kam dyshimet e mia. Vetëm një krizë do i dërgojë njerëzit te opozita e Berishës”, – tha Lubonja.

Lubonja tregoi ndër të tjera se si do të jetë e ardhmja e PD. Ai tha se Berisha thotë se do të ndërtojë një parti konservatore, por si e tillë do të jetë më e vështirë për të formuar aleatë në Evropë e gjetkë, për shkak të partive politike të pakta që ndjekin këtë ideologji.

“Në PD ndodh që të ketë fraksione, siç mund të jetë ai i Lulzim Bashës, më liberal dhe më konservator se ai i PD. Në opozitën e Fatos Nanos, që duke ardhur nga një origjinë socialiste ka bërë kritika ideore ndaj reformave të Berishës, për shtetin social. Ka pasur kritika për privatizime, për shpërthimin e neo-liberalizmit. Kur erdhën në pushtet, e bënë më keq se ata. Doli Edi Rama dhe thoshte ka reforma standard. Je konservator, apo liberal, prapë reformat do i bësh ndryshe.

Dolën më pas në idenë që të gjithë njësoj jeni dhe folën për popullin që fliste për korrupsionin. Nuk është artikuluar asnjëherë një program bindës. Shikoni aleancat që kanë në perëndim, PD i ka me partitë popullore, që janë liberale. Edhe këtë e ka problem Berisha.

Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për kthim në nevojat humanitare. Rikthimi i Berishës ka sjellë entuziazëm në grupin e tij dhe t’u lërë hapësirë njerëzve me ide, të rinj aty mund të sjellë diçka. Mos të mbeten tek fyerjet dhe të sharat”, – u shpreh Lubonja.

Pyetjes se a do të krijohet një front Berisha-Meta, Lubonja iu përgjigj: “Nuk e di, por që do të ketë një bashkëpunim jam i sigurt”.  /BW



10 Comments

  1. Ky po flet sikur s ka ndodhur asgje.
    Ore kujt i plas se fitoi mbi klanin basha.
    Kjo gje dihej qe kur filloi ne 9 shtator.
    ASNJERI NUK FLET E TE NA THOT… KUR TE BEHET KRYETAR BERISHA. .. NESE AMERIKA TE THOT. UN NUK JU NJOH FARE SI PARTI.
    ca behet????????????????????????????????
    apo prap nga fillimi.
    foltore
    kongrese
    dyer te blinduara per te mbajtur berishen,
    vare dhe matrapik per ta nxier perjashta.
    dhe ku ishe hic gje kundi.
    apo me forcat tona si dikur. bar dhe presh, lume si ne qe jetojm te lumtur.

  2. PeDja eshte parti e shpartalluar… USA nuk do kete te beje kurre me non graten Prap Salih Shpella do ngelet vetem me 2000-3000 maloke verdalle dmth do sillet si pordha neper breke dhe do mundohet te beje gjullurdira Destabilizimi i Shqiperise eshte detyra qe ka marre nga Beogradi dhendrri serbise

  3. Ore keta dhe ne diten me te percare i moren 45% te votave. Duke llogarit dhe LSI-ne qe kete radhe as nuk beri fushate duhet me thene qe kjo eshte opozita. Me keto shifra mbeshtetjeje eshte e pamundur te shpresosh per alternative tjeter fituese. Fiton a s’fiton varet nga sa do lejohet te vjedhe Rama, por qe eshte e vetmja opozite qe ka shanse te fitoje kjo eshte e padiskutueshme. Kush do sinqerisht te heqe Ramen duhet t’i lere tekat apo parapelqimet personale dhe t’i bashkohet te vetmes opozite qe kemi dhe do kemi per te ardhmen e parashikueshme. Sic e thote edhe Lubonja, e vetmja garanci per momentin eshte qe kjo eshte dhe do jete opozite reale. Kjo nuk eshte pak…
    Eshte e kote te interpretosh deshirat e atyre qe s’votuan ne keto zgjedhje sado shume te jene

    1. Neri.
      Kam lexuar shume nga komentet e tua.
      Nje gje me ka ber përshtypje.
      Si nuk te del asgje mor njeri.
      Po asgje fare fare. Kaq bosh ne llogjik? Me thuaj nje gje nga qindra qe ke then. Dhe te ket dal. Nje jo dy.
      Me pak llafe i bie defit kot, sa per zhurem.

      1. Thashe qe Blinken do godase PD-ne per llogari te Soros qe kur u zgjodh dhe me doli. Kam shkrujt tekstualisht ‘Do heqim keq me kete njeri “. Thashe qe Basha me shume mundesi do e hedhi poshte autobuzit Berishen atehere kur nuk mendohej dhe me doli. Mendova qe pas zgjedhjeve te prillit qe PD-se do t’i duhet te marre nje kthese konservatore-populiste si te djathat ne Europen Qendrore dhe te pakten e tentoi me Berishen madje duke komentuar qe Evi Kokalari do te duhet te marre nje rol. 2-3 dite para se te llomotiste Rama e pata thene qe keto protesta do konsiderohen si minuese te unitetit te NATO-s dhe Rama tha pikerisht kete gje. Shansi qe mua te me dalin eshte me i madh sepse ndryshe nga ty une them vetem ate qe mendoj duke perdor logjiken me te thjeshte te mundshme ne shumicen e rasteve.

  4. Kush mund te besoje me Lubonjen, rrevolucionarin e komiteteve te 98. Keto si Fatosi & co per para e djegin shqiperine per qejf sa here ti paguash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *