Fotot më poshtë më vijnë nga selia e Partisë Demokratike, ku përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit u futën para pak minutash në seli, pasi Gjykata e Tiranës i njohu si strukturën drejtuese legjitime në krye të PD-së.
LSA ka fiksuar disa momente nga ajo çka po ndodh në shtëpinë e demokratëve.
Mes të tjerësh, aty shihet se Edmond Spaho, Beldin Këllici, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Ivi Kaso, futen në ambientet e PD-së, ndërsa janë ulur në një tryezë për diskutime me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazement Bardhin.
Lëvizja vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot Kuvendin e 11 dhjetorit, çka nënkupton shkrirjen e strukturave të PD-së vendimin për shkarkimin e Lulzim Bashës, dhe marrjen në dorë të PD-së nga Komisioni i Rithemelimit. ©Lapsi.al





Bravo
Ja u futet , po tani ? nuk eshte fitore kush fiton nga ju 2 apo 3 grupet se shikoj elektoratet qe bertasin fitore , fitore por puna eshte se kush fiton perballe Rames dhe ketu nuk ju duhet percarja dhe as Basha dhe Berisha ne krye por dikush tjeter qe ti mbledhi te gjithe te djathten e hallakatur gjithe keto vite dhe te rrembej edhe nge e majta e pakenaqur edhe nga zona (gri) dhe pastaj te arrini te konkuroni per fitore ndaj Rames se gjithepushtetshem .
me Berishen dhe Meten ne krye jo se jane figura te djegura …………
Ata tashmë do të rikthhen në seli, do të rimarrin zyrat, korridoret, çelësat e “bravave”, do të rimobilojnë gjithçka nga e para. Rrofshin Plepat. Rrofshin ata që Berisha i “shkolloi” në Plepa dhe që në ditët e tij të këqija, ju gjendën, e ndihmuan dhe e risollën në seli. Fituan Plepat, ashtu siç kanë fituar për 30 vjet me vendime antiligjore.
Yrysh maloket yryshhhh