• |
ide | kryesore

Nënkryetari i bashkisë së Mariupol: Rusët vrasin 150 civilë në ditë

-Instant, Lajme, Planet



“Rusia vret mesatarisht 150 civilë çdo ditë. Ne ende nuk kemi armë të mjaftueshme për të mbrojtur qytetet tona kundër këtyre sulmeve të rënda,” tha Sergij Orlov, nënkryetari i bashkisë së Mariupol,  në një intervistë me Buongiorno  në Sky Tg24, sipas la repubblica.

Situata në qytet, për fat të keq është e tmerrshme. Për 25 ditë  të pushtimit, rrjetet e komunikimit janë ndërprerë, madje nuk mund të dërgojmë as ujë, ushqime dhe ilaçe, tha ai.

“Rreth 150,000 dhe 200,000 qytetarë janë ende të bllokuar në qytet.  Në dhjetë ditët e fundit kemi evakuuar rreth 60,000 qytetarë në Zaporizhzhia dhe qytete të tjera”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *