• |
ide | kryesore

Resorti në Dhërmi, kompanitë që përfituan tokë shtetërore në bregdet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kompania Echo Technolgy Services dhe Startek do të ndërtojnë në Dhërmi një resort në 133 mijë metra katrorë tokë. Ato kanë paraqitur dhe një plan veprimi të projektit.

Euronews Albania ka parë vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike ku kompanitë kanë specifikuar edhe listën e procedurave, shërbimeve dhe masat mbështetëse që kërkojnë për realizimin e investimit strategjik.

Kompanitë kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion pasuria e paluajtshme shtetërore.

Ndërsa rekomandimi i komitetit është që të verifikohet se në hapësirën që kërkohet për zhvillim ka pronë private.

Në rastet kur verifikohet toka private, atëherë kompanitë duhet të bien dakord me pronarët.

Në faqen zyrtare të kompanisë ‘Startek’ sqarohet se një pjesë e investimin kryhet në pronë private, ndërsa pjesa tjetër është shtetërore.

Nuk është e vetmja që këto kompani kërkojnë nga shtetit.

‘Ecotech Energy Services’ dhe ‘Startek’ kërkojnë përdorimin e bregut të detit dhe plazhit ku janë përcaktuar edhe koordinatat.

Përveç tokës dhe plazhit, shteti merr përsipër t’i dërgojë ujë, drita e planifikim për largimin e ujërave të zeza dhe infrastrukturë rrugore.

Për të lehtësuar zbatimin e këtij plani përfshihen një serë institucionesh shtetërore si Kadastra, OSHEE, Ministria e Financave e Bashkia Himarë./ Euronews



6 Comments

  1. Po beni nje disinformi te madh mbase jo te qellimt… Nuk echte toke shteterore por i perket Dherminjasve dhe kishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *