• |
ide | kryesore

Gjykata njeh Berishën, por thellon çarjen në PD

-Instant, Arkiva, Kryesore



Gjykata e Tiranës i ka njohur këtë të premte “pronësinë” e Partisë Demokratike Sali Berishës dhe mbështetësve të vet, duke e thelluar edhe më tepër krizën, në vend që ta zgjidhte atë.

Në vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, njihen aktet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor 2021, nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Regjistrimi i kuvendit të mbajtur në stadiumin kombëtar, i hap rrugën idhtarëve të foltores të marrin vulën e partisë, të hyjnë në godinën zyrtare dhe së fundi të drejtojnë PD deri sa ajo të zgjedhi forumet e reja drejtuese.

Por në fakt situata nuk duket kaq e thjeshtë. Sepse pjesa e derejtuesve dhe deputetëve që ka lënë Lulzim Basha pas vetes e kundërshton me forcë këtë vendim. Në qendër të kundërshtisë qëndron, Agron Zhukri, gjyqtari që e mori atë. Sipas kundërshtuesve, ky gjyqtar që nuk e ka kaluar vettingun, është në konfikt të pastër interesi, sepse bashkëshortja e tij ka qenë sekretare e Sali Berishës. Madje mediat pranë grupimit të Bashës kanë nxjerrë edhe një dokument, ku Zhukri kërkon të tërhiqet nga një proces i vitit 2018, mes Ramës dhe Berishës, duke përdorur si argument konfiktin e interesit.

Në shkresën e publikuar, Agron Zhukri paraqet dorëheqjen nga kjo çështje, duke shkruar se bashkëshortja e tij “Rrezarta Zhukri (Kushi) ka qenë sekretare personale dhe shefe e Administratës e Sali Berishës, njëkohësisht edhe anëtare e Partisë Demokratike dhe është në marrëdhënie miqësie me të”.

Me të njëjtin motiv Zhukri donte të hiqte dorë edhe nga ky proces por kërkesa e tij nuk u pranua nga gjykata e Tiranës.

Duke nisur nga kjo përkatësi Gazmend Bardhi e sulmoi një ditë përpara vendimit ashpër gjyqtarin. Ai hodhi akuza se ishte i ndikuar nga një deputet pranë Berishës dhe e kërcënoi atë:“nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe shefi i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, pas shpalljes së vendimit duke e quajtur atë të pavlefshëm: “Në tejkalim të ligjit, gjyqtari ka marrë në shqyrtim çështjen. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor dhe çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Gjyqtari ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë”, tha Alibeaj.

Por sado i paragjykuar dhe palë të ketë qenë gjyqtari Zhukri, ai ka marrë një vendim që është në të njëjtën linjë me atë që publiku ka parë me sytë e tij. Kuvendi i mbledhur nga Berisha në 11 dhjetor kishte mbështetjen e shumicës së antarësisë. Ai ishte produkt i nënshkrimeve vullnetarë të delegatëve dhe çdo përpjekje për të mos njohur atë do të qe një manipulim skandaloz.

Po a e zgjidh ky verdikt i drejtësisë krizën në përtinë më të madhe të opozitës? Nga shenjat e para duket se jo. Sepse sinjalet janë që ai mund të shërbejë si një mollë e re sherri për drejtimin, selinë dhe vulën e PD-së.

Sipas mbështetësve të Berishës vendimi i gjykatës është i pa apelueshëm dhe për rjedhojë ajo që Basha quante kryesi konsiderohet e shkarkuar, vula që ata përdornin është nul dhe uzurpuesit duhet të dorëzojnë zyrat. Juristët e komisionit të rithemelimit pretendojnë vendimet për regjistrimin e ndryshimeve janë vendime që merren pa palë kundërshtare, për to nuk lejohet ankim nga palë që nuk janë në proces dhe efeketet e vendimit hyjnë në fuqi menjëherë.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso menjherë pas daljes së vendimit bëri një ekspoze se si e lexonte atë: “Nga momenti që kur është shpallur, ka hyrë në fuqi. Tani PD edhe juridikisht do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Ka vetëm një PD, vetëm një simbol të miratuar në 11 dhjetor, vetëm një flamur dhe vulë që menjëherë pas datës 11 dhjetor i depozituam dhe gjykata i regjistroi. Gjykata njohu organin më të lartë, Komisionin e Rithemelimit. Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm. Ne në momentin që na pranohet kërkesa, nuk kemi nevojë të bëjmë ankime kot”.

Por, nga ana tjetër duket se Alibeaj, Bardhi e kompani, pra të gjithë ata që po mbajnë zyrat edhe pas largimit të Bashës, nuk do e njohin këtë vendim gjykate. Ata, ndryshe nga pala e foltores pretendojnë se vendimi merr formë të pretë vetëm pas apelit. I pyetur menjëherë pas vendimit të gjykatën nëse do ta lironin selinë, Alibeaj u përgjigj:“Vendimi është i vlefshëm dhe i zbatueshëm vetëm kur shqyrtohet në instancë finale që është Apeli. Ky vendim i sotëm bëhet i ekzekutueshëm nëse nuk ankimohet ose kur ankimohet dhe gjykata e Apelit e shqyrton” tha ai duke e quajtu vendimin nul pasi “ne kërkuam të bëjmë palë në proces, por nuk na bënë ndaj vendimi është nul”.

Pra, duket qartë se në vend që ta zgjidhte krizën vendimi i gjykatës i ka barrikaduar palët në llogoret e mëparshme për të ruajtur secili PD që ka në kokën e vet.

©Lapsi.al

 

 



27 Comments

  1. Alibeaj bashke me shoqaten Basha- Bardhi apo Brava-Vula te ikin e te themelojen parti tjeter se nuk kane me moral per te qendruar ne PD. Tani kur foli edhe gjykata dolen zbuluar qe ka qene ne sherbim te Rames dhe me perjashtimin e Berishes kane synuar asgjesimin e PD. Tjeter shpjegim normal nuk ka kur i shef si sillen disa karagjoza pa pike mbeshtetje ne baze qe duan te mbajne peng roceset e reformimit te partise!

  2. Mjaft e drodhe bythen,more Bushat.Kesaj qe thua ti,e perkthejne:Hyp,se te vrava-zbrit,se te vrava. Ky vendim,duhej marre nga gjykata,tre muaj me pare.E sorrollaten rilindasit,qe mbronin Bashen,per tre muaj,por e pane qe ishte turp dhe e pa mundur te vonohej me.Si pasoje i ketij vendimi,edhe veprimet e policise politike te rilindjes,duhet te denohen dhe te mbajne pergjegjesi personale,deri ne shkarkime,drejtuesit e saj.

  3. Gjykatesi Zhukri ka treguar integritet professional.

    Kur Basha me company genjente ne menyre foshnjareke se ne salllen e kongresit kisht 5.000 veta kur nuk ishin me shume se 30% tregon qe te pakten gjykatesa si Zhukri nuk pranuan te behen pjese I ketij cirku.
    Pastaj se gruaja paska qene antare e PD eshte ok per te dy palet, ose pala e Bashes e kupton qe nuk ka lidhje me PD.
    Pastaj presioni rrugacesh si Bardhi apo Alibeaj jane turpet qe vazhdohen Akoma.

    Do perfundojne si ata deputete 13 veta qe I dolen kunder Albin Kurti dhe e shkarkuan e sot Kurti eshte KM dhe ata pa mandate e papune.

  4. Titulli eshte shume tendencioz dhe ska lidhje fare me shkrimin. Ku e per percarjen e thelle ti apo ke katunuari Alibeaj dhe tore bythe Gazaqja. Ky vendim eshte konform atij te 6 Marsit dhe vulos njehere e mire se kush eshte opozita e vertete. Ne rast se shkruani kodra mbas bregut sa per te mbush faqen tjeter pune

  5. Keta qe shkruajne ketu jane ata te taborreve te Saliut qe ju versulen selise se tyre me ctu zinte dora. Kurse eshte ajo pjesa tjeter e shoqerise qe ju shikon nga tv dhe ju thote ju dh…. mu ne parti qe jeni katandisur ne kete menyre. Padishau Rama i I, do vazhdoj ta sundoj akoma gjate kete vend. Kur shpresa e deshperimit eshte Berisha atehere mesohuni te rrini gjate ne opozite. Po kujdes se mos dilni ne pension.

  6. TAni kta do apelojne dhe apeli do ju jape te drejte e do filloje pstaj ankimimi prape nga fillimi. I kurdis i gjati te gjitha kto. Ehuu sa ka zanati

    1. Mire mor llapsi, pse ju thoni se vendimi i gjykates thelloi me shume çarjen, o, u çafshi! Po ka çarje me te madhe se ajo qe eshte prej kohes qe ishte ne krye qeni llull? E si thoni ju kanalistet e kanaleve te zeza, a mund te çahet e çara o te çare trush nga parate e shumta qe merni pa merite dhe te qe ja vjedh banda e qveri oligarkeve… shiptareve!?

  7. O i paemer i ores 14:59, na shpjegon dot dicka? Si ka mundesi qe e keni kaq shume frike Berishen? Si ka mundesi qe analistet e shitur dhe ju sufllaqexhinjte mundoheni si e si te na mbushni mendjen se me Berishen nuk do vije kurre PD ne pushtet sepse eshte “non grata”? A nuk eshte ne interesin tuaj mosardhja e Berishes ne pushtet? Dhe ne fund, pse mbeshtesnit Bashen deri ne fund, sepse sipas jush, Basha nuk eshte “non grata” pra e kishte me te lehte te merrte qeverine duke ju rrezuar juve? Mos valle Basha ishte i blere nga pushteti? Cfaredo qe te jete Berisha, disa veti burrerore i ka. E te kerkosh burrerine tek Rama apo Basha, eshte njelloj si te kerkosh te kthesh jashteqitjet ne ushqimin qe kane qene me perpara.

  8. O hajvan qe as ma ndjen fare per Bashen e gjithe sa jane aty. Berisha eshte thjeshte nje komunist qe gjen prekrahje te ca njerez si puna jote qe ju dhimsen ata te 5 majit dhe qe nuk ju rruhet fare per 21 janarin. Jeni qenie pa shtylle kurrizore se nuk ka mundesi qe per kaq kohe therrisnit Basha dhe tani nbani shprese te nje plak qe e votojne vetem nje dore militantesh si puna jote. Prape ne opozite do te ngeleni dhe do rrini shume gjate po mbajtet Berishen akoma. Aty do rrini deri sa tju vije mosha per pension.

  9. Ky vendim nuk ankimohet. Nese dikush ka ndonje problem me permbajtjen e statutit, mund te nise gjyq themeli, duke kundershtuar ate. Por, ligjerisht nuk jane vendime te ankimueshme, pasi roli i Gjykates eshte regjistrues. Ai ankimohet vetem nga kerkuesi, ne rast se Gjykata psh nuk do pranonte kerkesen e Komisionit te Rithemelimit per ta regjistruar kete statut. Ndaj, te vjen keq qe nje jurist, si Alibeaj, qe ka qene edhe minister drejtesie, te kepuse thagma te tilla

  10. Ata tashmë do të rikthhen në seli, do të rimarrin zyrat, korridoret, çelësat e “bravave”, do të rimobilojnë gjithçka nga e para. Rrofshin Plepat. Rrofshin ata që Berisha i “shkolloi” në Plepa dhe që në ditët e tij të këqija, ju gjendën, e ndihmuan dhe e risollën në seli. Fituan Plepat, ashtu siç kanë fituar për 30 vjet me vendime antiligjore.Shpellkare ka dhe apelim kjo ceshtje,shpellkaret e plepave kryeshpellkarin do mbronin

  11. Kjo mund te jete e vertet qe ky vendim nuk ankimohet por eshte i kontenstuar perderisa gjykatesi e ka pranuar dhe vjen nga familja Berisha. Per ju qe jeni demokrate dhe ju dhemb drejtesia me thoni ku eshte drejtesia ketu kur ajo eshte e njeanshme.

  12. Atë veç deputetëve mbështetës e shoqëronin dhe militantët e thekur ku spikaste mbi gjitha Sali Lusha.

    Por brenda zyrës së Bashës ka pasur edhe militantë të thekur që nuk kanë ngurruar që të ulen në karrigen e Bashës dhe ti vendosin këmbët sipër tavolinës.

  13. Berisha ështe ne anen e duhur te hstorise ne kualicion me : Tramp( US republikanet) , Rusi ,Gjermani, France ,Kine ,Turqi, Hungari ,Spanje , Irlande , Iran etj.

    Gjenerali Sulejman i Iranit ishte agjent i Mossadid dhe po pregatiste sulm ne ambasaden amerikane ne Bagdad per llogari te Hillari Clinton kunder Tramp per ballancim akuzash per sigurine qe Hillari deshtoi .

    1. Secret……. Sa te thella paskan qen keto pune.
      Lume si ti qe qenke ne brendesi te zullumeve. Dhe na ndricon dhe ne qe jemi ne errësirë.
      PROBLEM I MADH KUR BIE SMARTFONI NE DORE TE BUDALLENJVE.

  14. Cilat janë shembujt e oligarkisë moderne?

    Shqipëria

    Pothuajse të gjithë politikanët e njohur i përkasin një lloj klani dhe klanet luftojnë në mënyra të ndryshme për para dhe pushtet në periudhen e 30viteve të pseudo-demokracise shqiptare. Të pasurit zgjidhen vetë në parlament dhe/ose kanë miq atje. Aleancat janë kryesisht të njohura. Shkon me vite, të paktën 9 të fundit. Për çdo media ka një pronar të njohur me disa lidhje në ndonjë klan politik. Dihet se cili oligark është më i fuqishmi në një rajon të caktuar. Është e zakonshme kur kontratat fitimprurëse shkojnë për firmat e lidhura me klanin e atij oligarku. Dihet që super të pasurit perfitojne gjithçka ne kurriz te popullit. Mos prisni asnjë prej tyre te shkoj në burg. Rama eshte oligarku me i madh ne shqiperi.

  15. Pafytyrësi e madhe! Në mëngjes shkojnë në gjykatë, dhe pasdite në negociatë.
    Çfarë do bashkojë Sali Berisha kur e ka shkarkuar kyresinë dhe gjithë drejtuesit përfshirë Lulzim Bashën, në një stadium me 5900 vota?
    A i shkarkove? Ku do i ngarkosh tani?
    S’ka bashkim me ata që dje divorcuat në gjykatë.
    Çështja është që, ju bashkimin po e bëni nga halli pasurisë dhe jo i Shqipërisë!
    Bashkim çelësash dhe bravash me pak fjalë….

  16. Pergjigje paloqes se ores14:57 Birisha, o i paloqe mund te jete komunist, por nuk esht hajdut…nuk eshte tradhetar por patriot, jo si qeneria juaj me hajdutin prepotent impotent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *