• |
ide | kryesore

Të fundit/ Berisha flet pasi Gjykata i njohu Kuvendin, Komisioni i Rithemelimit niset drejt PD-së (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha reagoi për herë të parë në lidhje me vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot Kuvendin e 11 dhjetorit, çka nënkupton shkrirjen e strukturave të PD-së vendimin për shkarkimin e Lulzim Bashës, dhe marrjen në dorë të PD-së nga Komisioni i Rithemelimit.

Lexo më tej: Gjykata njeh Berishën, por thellon çarjen në PD 

Pak para nisjes së mbledhjes së parashikuar nga grupi i Rithemelimit, Berisha dha mesazhin e tij të qartë për demokratët: “Bashkim!” 

“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Por ti thuhet të e drejtës, e drejtë. Mesazhi për demokratët është; bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë”, u shpreh ish-kryeministri.

Ndërkohë, grupi i Rithemelimit është nisur për në selinë e Partisë Demokratike. ©Lapsi.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *