• |
ide | kryesore

“Kam marrë mesazhe të këqija”: Uzuni shfryn pas golit me Spanjën, Bare pranon gabimin në golin vendimtar

Sport



“Jam shumë i lumtur për golin pasi kam kaluar një periudhë shumë të keqe përsa i përket ndeshjeve ndaj Hungarisë dhe Anglisë. Kam marrë mesazhe shumë të këqijia. Shpresoj që në vazhdim të vijnë golat e radhës”. Një Myrto Uzuni i lumtur për golin por jo për rezultatin në miqësoren e humbur 2-1 kundër Spanjës. Sulmuesi i Granadas kërkon të heqë nga këpucët ndonjë guralec, duke kujtuar sulmet që ka marrë pas ndeshjeve me Anglinë e Hungarinë. Beratasi tani ka më tepër vetëbesim dhe kërkon fanellën e titullarit nga Reja: “Gjithmonë pësojmë gol në minutat e fundit pasi kundërshtarët të imponojnë në luash kështu. Me pak përqendrim mund ta kishim evituar humbjen. Mendoj se kemi lojtarë të mirë dhe unë e meritoj të luajë nga fillimi”.

Edhe Keidi Bare, lojtari i vetëm ndër kuqezinjtë që luajti në stadiumin e shtëpisë, duke qenë se është pjesë e Espanyol në La Liga, ka mbetur i kënaqur nga mënyra e interpretimit të ndeshjes nga kombëtarja: “E dimë shumë mirë që ata kanë një ekip shumë të mirë. E luajnë mirë topin. Ne bëmë një ndeshje të madhe, pavarësisht se mbrojtëm shumë, por nuk i lamë hapësira atyre. Na mungoi pak loja me topin. Mendova se do të dilnim me një rezultat pozitiv, por morëm diçka pozitive, ekipi bëri një lojë të mirë pavarësisht rezultatit – vazhdoi mesfushori -. Nuk është e thjeshtë sepse ata mbanin topin dhe ne vetëm mbroheshin. Gjithsesi u treguam kompakt. Natyrisht ata kanë talent individual dhe siç e patë te golat, ato ishin individualë”.

Në fund edhe një konstatim mbi golin e fundit që erdhi në minutën e 90 dhe mund të ishte evituar: “Mund të bënim shumë, por në ato momente ishim shumë veta në të njëjtin vend. Duhet të kishim marrë topin dhe ta kishim çuar në krah tjetër, por nuk ndodhi. Ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin”, e mbylli Bare.



1 Comment

  1. Gjithmon jemi ndeshkuar nga mendjemadhesia,fudulleku,papergjegjshmeria e disa lojtareve ,,qe nuk e njohin friken e gabimit dhe pasojat qe mund ti sjellin ecurise se tyre ne futboll dhe shfryrjes se fansave nga keto gabime fatale..Reja duhet ta ndeshkoje baren ta leje ne stol .Vetem keshtu ndergjegjsohen gabime te tilla fatale.Loja e mire dhe shpirti qe tregojne drejtusit dhe vete futbollistet qe luajne shkon dem .Tu behet e qarte qe sidomos me ekipe te medha mbajtja e topit ne zone eshte nje gol i sigurte per ekipet e madha qe kane eksperienc te mahnitshme dhe i shfrytezojne keto raste brilante qe u jepej nga lojtare fudull si barja i djeshem.Dhe nje sygjerim per drejtuesit e bankines kuqezi si ka mundesi qe nuk ka aty ne stol nje person te stafit te tije qe duhet te kete nje komjuter dhe ta ndkeke lojen vetem nga kompjuteri dhe mos ti heqi syte per asnje caste dhe si rasti i golit te dyte te sinjalizonte menjehere tranierin per pozicionin jashteloje,po as lojtaret ,qe per mendimin tim reja duhet te trajnoj mbrojtesin e fundit qe ne cdo raste te aksioneve te kundershtareve te fiksoje pozicionin e mundshem jashteloje dhe proteste te menjehershme ta detyrojne referin te rishikoje aksionin.Pavaresishte nese referi se mer parasysh presioni i duhet bere.Megjithate ndeshje miqsore eshte na bete krenare si vajti loja me nje nga ekipet elite boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *