• |
ide | kryesore

Argjentina e së ardhmes, nga dhjetori pa Messin: “Pas Botërorit shumë gjëra do të ndryshojnë”

-Instant, Sport



Argjentina, tashmë e kualifikuar për Katar 2022, mundi Venezuelën në Bombonera dhe një nga tre golat e Albicelestes u shënua nga Lionel Messi. E ardhmja e tij, si përsa i përket klubit me të cilin do ta mbyllë karrierën (flitet për një rikthim të bujshëm në Barcelonë në fund të sezonit), ashtu edhe për kombëtaren, është e gjitha për t’u deshifruar. Megjithatë, ka më shumë se një të dhënë që sugjeron se Pleshti mund t’i japë fund përvojës së tij shumëvjeçare me fanellën e Argjentinës në fund të Botërorit të ardhshëm.

Pas ndeshjes, në fakt ai la të kuptohet se diçka në marrëdhëniet e tij me kombëtaren është e destinuar të ndryshojë: “Nuk e di se çfarë do të bëj pas Botërorit. Unë jam duke menduar për atë që do të vijë, do të më duhet të rivlerësoj shumë gjëra pas Katarit. Nuk e di nëse do të vazhdoj të luaj me Argjentinën. Për momentin po mendoj se çfarë do të vijë më pas, mendoj vetëm të përballem me Ekuadorin dhe më pas ndeshjet përgatitore për Botërorin të planifikuara në qershor dhe shtator. Shpresoj që të shkojnë në mënyrën më të mirë. Shumë gjëra me siguri do të ndryshojnë pas Kupës së Botës. Ka kohë që jam i lumtur këtu, që para se të fitoja Kupën e Amerikës. I jam mirënjohës për gjithcka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *