• |
ide | kryesore

Mancini, takimi me presidentin e Federatës vendimtar: Italia ka gati alternativat

-Instant, Sport



Roberto Mancini është në moment reflektimi. Në të nxehtën e eleminimit të turpshëm, dëshira për t’i dhënë fund aventurës së tij me Italinë dukej si një nga siguritë e pakta të një mbrëmjeje për t’u harruar. Më pas erdhën kërkesat, publike dhe private, që ai të vendosë të qëndrojë deri në Botërorin 2026, kur i skadon kontrata. Fjala e djeshme e tekniku para stërvitjes në Coverciano, më i gjatë se zakonisht, iu duk lojtarëve krejt tjetër nga një prelud lamtumire. Sigurisht, mund të jetë një mënyrë për të mbajtur grupin të fokusuar para ndeshjes së fundit, edhe pse të kotë me Turqinë, por shumë e kanë interpretuar si një sinjal për një vendim që është ende pezull. Sot është planifikuar një takim me Gravinën në Coverciano me presidentin federal i cili do të përsërisë vullnetin e tij për ta mbajtur atë edhe për 4 vite të tjera.

Gjithsesi, vendimi i trajnerit nuk pritet në përfundim të ndeshjes kundër Turqisë. Duket e sigurt se Mancini dëshiron të marrë më shumë kohë për të reflektuar dhe ka të ngjarë që vendimi të komunikohet brenda dy javësh. Në çdo rast, FIGC ka marrë masa paraprake. Në rastin e lamtumirës, hipoteza Lippi drejtor teknik dhe Cannavaro trajner duket, për momentin, ajo me më shumë mundësi për t’u materializuar. Alternativat thërrasin në cështje edhe zgjidhje që lidhen me drejtues të rinj teknikë, trajnerë që mund të vazhdojnë lojën e zhvilluar nga Mancini.

Në këtë rast Pirlo dhe De Zerbi janë dy zgjedhje në tavolinën e federatës. Hipoteza Pioli ishte marrë në konsideratë në rast se Mancini do të vendoste të largohej pas Botërorit, pra duke nisur nga vera e vitit 2023. Në këtë pikë realisht duket se përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Milani për të marrë menjëherë drejtimin e Italisë. Mbetet gjithashtu ëndërra Ancelotti, i cili gjithmonë ka thënë se dëshiron të provojë përvojën në një ekip kombëtar. Në rast të suksesit të mundshëm në La Liga (që do ta bënte atë të jetë i vetmi trajner që mund të mburret me pesë tituj kombëtarë në kampionatet më të rëndësishme në botë) ai mund të vendosë gjithashtu të provojë stimuj të rinj në një rol tjetër. Hipotezat Gattuso dhe Ranieri duhet të hidhen poshtë për momentin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *