• |
ide | kryesore

Nisin dyshimet për një shtatëzani të Megan Fox

-Instant, Paparazzi, Slider



I dashuri i Megan Fox, Machine Gun Kelly ka sjell këngën e tij më të re me titull “Twin Flame”.
Sipas “Page Six”, rreth minutës së 2:50 të këngës mund të dëgjohet një rrahje zemre. Njerëzit në rrjetet sociale tashmë kanë filluar të spekulojnë se Megan Fox mund të jetë shtatzënë.

“Kënga e re e MGK-së, “Twin flame” ka një rrahje zemre në të. Megan Fox është shtatzënë. Ju e dëgjuat këtu së pari njerëz,” shkroi një person në Twitter.
“Megan Fox ose është shtatzënë ose ka pasur një abort. Ky është supozimi im për rrahjet e zemrës në këngë!”, shkruan një tjetër.
Të tjerë hodhën hipotezën se rrahjet e zemrës i përkasin babait të Kelly-t, i cili vdiq në korrik 2020.
“Mendoj se rrahja e zemrës në fund të Twin Flame ishte e babait të Ks.. “Shko të flesh, do të të shoh në ëndrrat e mia.”

Teksti i “Twin Flame” sjell një vështrim intim brenda mendjes së rockerit dhe kënga përmban gjithashtu një regjistrim privat nga ai dhe Fox.
Çifti u fejua në janar pas afro dy vitesh lidhje. Aktorja ishte e martuar më parë me Brian Austin Green, me të cilin ka tre djem. Kelly, nga ana tjetër, ka një vajzë nga një lidhje e mëparshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *