• |
ide | kryesore

Një viktimë dhe 69 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Ministria informon se janë kryer 1046 testime, nga të cilat kanë rezultuar 69 qytetarë pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Lushnja, 81-vjeç. Gjithsej janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *