• |
ide | kryesore

Veza Beata e Sigurtë për konsumatorët!

-Instant, Lajme



Prej disa ditësh, kur AKVMB dhe Ministria e Bujqësisë konfirmuan zyrtarisht praninë e gripit të shpendëve në Shqipëri (Influenca Aviare), te konsumatorët nisi paniku në lidhje me sigurinë e produkteve të pulës.

Megjithë tentativat për qetësimin e konsumatorëve, institucionet nisën monitorimin në terren të situatës, dhe siç konfirmohet zyrtarisht, përveç tri pularive në Durrës, stabilimentet tjera nuk janë prekur.

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes në fjalë, Aku filloi kontrollet për Plotësimin e Kushteve Higjeno-Sanitare dhe Mirëqënies së Kafshëve të Stabilimentit, fermat që Mbarështojnë Shpendë.

Një nga ato është dhe Kompania BEATA, e themeluar para 13 vitesh në Koplik, Malësi e Madhe, e cili ishte nën sitën e verifikimeve të AKVMB, ashtu si dhe tjerat në mbarë vendin.

Siç vihet re qartësisht në Protokollin e Kontrollit, ky stabiliment i mbërështimit të shpendëve për vezë, plotëson të gjitha kushtet, detyrimet ligjore dhe garancitë e duhura, që shpendët në kapanonet e tij të mos preken nga Influenca Aviare apo e njohur ndryshe nga Gripi i Shpendëve.

Procedurat, kontrollet, masat mbrojtëse, rrjetat, dezinfektimet, ushqimi, mbi të gjitha vaksinimi i rregullt i shpendëve dhe mbajtja e regjistrit të fermës konform standardeve, siç vihet re në dokumentin e AKVMB-së, bën që BEATA të ketë një sistem biosigurie të niveleve maksimale të sigurisë për shëndetin e shpendëve.

Kësisoj, nuk ka risk për prekjen e shpendëve nga Influenca Aviare, duke u garantuar konsumatorëve shqiptarë vezë të sigurta dhe te shëndetshme.

Kjo, edhe për faktin se stabilimenti i BEATA ndodhet mes ajrit të pastër të fushës me Sherebelë dhe ujit të freskët që buron nga bjeshkët e Malësisë së Madhe.

Përveç medikamenteve veterinare të përdorura, që sipas kontrollit të AKVMB dhe dokumentit të firmosur, janë të gjitha të miratuara nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave), vezët BEATA janë produkt i pulave të shëndetshme, të rritura me drithëra natyrale.

Deri më sot, asnjë vezë BEATA nuk ka paraqitur probleme për sigurinë ushqimore të konsumatorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *