• |
ide | kryesore

Zjarri në komisariatin në Kamëz/ Vatra shpërtheu në ambientet e të ndaluarve, 3 persona asfiksohen nga tymi

-Instant, Lajme, Të fundit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vatra e zjarrit që shpërtheu në Komisariatin nr. 5 në Kamëz. Mësohet se tre persona janë asfiksuar nga tymi i shkaktuar nga flakët. Një prej personave është në gjendje më të rëndë për shkak se është nxjerrë pa ndjenja jashtë vendit ku ka rënë zjarr. Flaka ka nisur në ambientet e brendshme të komisariatit të policisë dhe u shua vetëm pas ndërhyrjes së e zjarrfikësve të Kamzës.


Punonjësit e komisariatit janë evakuar nga godina ndërsa të ndaluarit do të shpërndahen nëpër komisariate të tjera. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij zjarri por shtëllunga tymi vijojnë të dalin në vendin ku ishte vatra e flakëve



 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *