• |
ide | kryesore

Basha bën një tjetër takim pa kamera në periferi të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon takimet me demokratët edhe pse një javë më parë deklaroi dorëheqjen.

Ndryshe nga Berisha që të dielën ishte në Tepelenë dhe Përmet dhe mbajti për disa orë ekranet e TV-ve informativë, Basha ka zgjedhur që të punojë në heshtje.

Pa kamera dhe pa njoftim për mediat, Basha mblodhi të dielën një grup demokratësh në zonën e Dajtit dhe në degën 8 në Tiranë.

Vetë Basha nuk dha detaje nga takimi pasi edhe fotoja është publikuar në rrjetet sociale nga një prej të pranishmëve.

Pak ditë më parë Basha mblodhi disa nga kryetarët e degëve në një prej restorantet e Tiranës ndërsa ka vijuar me takime pa praninë e medieve.

Ish-kreu i PD-së ka marrë tashmë edhe një zyrë në një prej kullave në qendër të Tiranës, pranë Partisë Demokratike. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Bëhet i gjallë Basha, mbledh për darkë krerët e grupseksioneve. Ide për një parti të re?



11 Comments

  1. Zari i ambasades ka te drejte te bje c’te doje…. jashte PD-se.
    Nese RRI AKOMA brenda saj, atehere duhet te ruhen nga Gozhda e Nastradinit!

  2. Eshte ne interesin e PD qe Basha te formoje Parti me vete sepse do te marre vota nga elektorati
    socialist, se nga elektorati demokrat nuk merr asnje vote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *