• |
ide | kryesore

Çfarë po përgatit Basha/ Merr një zyrë të re pranë selisë së PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hera e fundit që Lulzim Basha u pa në publik pas dorëheqjes së tij ishte një ditë pas deklarimit të vendimit kur shkoi sërish në selinë e PD-së.

Por pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, Basha u zhduk nga ngjarjet zyrtare të politikës, përveç disa fotove që qarkulluan në darka dhe takime me të rinj në fshatrat e Tiranës.

Mediat raportojnë se pas largimit nga detyra e kryetarit të PD-së, Basha ka marrë një zyrë të re në katin e 10-të të qendrës “Torre Drin”, në qendër të Tiranës, shumë pranë selisë së Partisë Demokratike.

Sipas të njëjtave burime Basha e ka boshatisur të shtunën zyrën që mbajti për 9 vite në selinë blu. Nga zyra e re, Basha ka nisur edhe axhendën e takimeve ku ndihmohet nga një staf i ngushtë i tij. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Shume e thjeshte. Basha po mundohet te beje ate per te cilen ka kohe qe paguhet, te demtoje opoziten. Ne kete menyre te mos i nderpriten perfitimet financiare. Njeri i pakarakter dhe i pander qe shet kedo.

  2. Kush eshte ai qe i shkon mbrapa e ben per para se ambasaden nuk e ka nga mbrapa. Nuk merren amerikanet me qente e ngordhur.

  3. Basha ka marre persiper skenar te ri, ku hapin e pare nuk pati kurajon ta hidhte vete. Zedhenesja Ina Zhupa beri thirrje per nje takim ne Kuvend te grupit parlamentar te PD, 59 deputete dhe pa asnje status tjeter.

    Keshtu PD pas 31 vitesh duhet te mblidhet e te analizoje situaten e saj jo ne seline qe Basha e mbrojti me Garden, policine e civile te armatosur, por ne nje salle mbledhjesh ne Kuvend.

    Edhe pse duket nje skenar jo i Bashes, i cili mund te njoftonte sot mediat si ish Kryetar partie per kete nisme, por guximi i munguar e coi tek zedhenesja e si ftese per dasem, ky propozim tregon se lufta per ta mbajtur PD te percare nuk ka mbaruar.

    Do te presim e do te shohim…

  4. Ky eshte njeriu qe duhet te urrehet me shume nga shqiptaret sepse la venin pa opozit e para dhe e dita tradhetoj demokratet ne nje form apo tjeter tradheti.

  5. DO HAPI NJE KANAL NATEN DHE DO TE KENAQET TU QENDRU NE ISH ZYREN E TIJ
    ME GRAMAFON DHE PAK RAKI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *