• |
ide | kryesore

Fotolajm/ Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi takim miqësor jashtë Kuvendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit



Sali Berisha duke shtrënguar duart jashtë Parlamentit me Monika Kryemadhin.

Ky është momenti i fiksuar nga paparacit e panoramës, kur ish-kryeministri i shoqëruar me deputetët e tij ndalon të takojë kryetaren e LSI-së.

Takimi që nisi me një shtrëngim duarsh, ka zgjatur për disa minuta dhe biseda dukej shumë komode mes dy bashkëpunëtorëve.

Kujtojmë se edhe në kohën kur LSI ishte në koalicion me Partinë Socialiste, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka shfaqur hapur vlerësimin e saj për doktorin, duke folur gjithnjë me superlativa për figurën e tij. Ndaj ky bashkëpunim tani është edhe më i ngushtë për dy politikanët.

LSI dhe Foltorja e Berishës dolën sëbashku forcë e dytë në zgjedhjet e 6 marsit me emrin “Shtëpia e Lirisë”.



10 Comments

  1. Shume domethenese foto ne momementin e takimit. Saiu si pike pyetje duke i dale shpirti dhe Monika si patetrce.

  2. euforia e pasuesve të Komisionit të Rithemelimit apo, ndryshe, të idhtarëve të Sali Berishës, është gati në ekstazë. Të gjithë lakenjtë janë në garë se kush do t’i bëjë vlerësimet dhe lajkat më të mëdha Sali Berishës, “pronarit” të përjetshëm të PD-së, të cilin Jozefina Topalli e krahasoi me vetë krijuesin duke e quajtur “fuqi të natyrës”.

  3. Njeri eshte gati per var dhe tjetra gati per thertore. Ka gjetur kapaku tenxheren. Kur Meta ishte me partine socialiste Saliu nuk la gje pa shpifur per Meten. Ju kujtohet shprehja Like floriri. Ishte Saliu qe e pruri ne fjalorin politik shqiptar. Dhe kjo eshte shprehja me e bute qe tha Saliu per Meten. Ai i ka thene nga akuzat me te papara nga vrases, hajdut, drogaxhi, trafikant femijesh, etj. Dhe sot kapaku dhe tenxherja gatuajne se bashku gjellen politike te ralles sikur ky popull te kete nje memorje te shkurter. Njerez pa vlera morale dhe dinjitet njerezor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *