• |
ide | kryesore

Letra prekëse e Verrattit për italianët: “Nëse doni fyeni, por mos harroni se edhe ne jemi njerëz”

-Instant, Sport



Humbja ndaj Maqedonisë së Veriut dhe si pasojë mos kualifikimi në kampionatin e ardhshëm botëror në Katar ka lënë gjurmë në grupin e kombëtares italiane. Gjashtë lojtarë kanë lanë grumbullimin dhe nuk do të marrin pjesë në ndeshjen kundër Turqisë e vlefshme për vendin e tretë të pa vlerë në play-off. Mes këtyre lojtarëve është edhe Marco Verratti, i cili ka shfrytëzuar rastin për të postuar një letër në rrjetet sociale drejtuar të gjithë italianëve.

“Kur fiton është e lehtë t’i falënderosh të gjithë – kështu fillon letra e Verrattit e postuar në Instagram –. Unë dua ta bëj sot, pas një eliminimi që do të na privojë nga kompeticioni, më i bukuri dhe emocionuesi për ne lojtarët, por mbi të gjitha për të gjithë tifozët italianë në botë. Doja t’i falënderoja të gjithë, stafin, lojtarët dhe të gjithë njerëzit që punojnë me pasion dhe entuziazëm në ekipin kombëtar. Fatkeqësisht, jeta ashtu si edhe futbolli nuk ecin gjithmonë paralelisht me pritshmëritë, synimet apo ëndrrat që ka secili prej nesh. Zhgënjimi është i madh, por tashmë kemi treguar se me punë, pasion dhe zemër gjithçka është e mundur”.

Në fund, Verratti e mbylli letrën e tij me një ftesë: “Kështu, jetë apo futboll qoftë, pas një fitore të madhe si e kësaj vere, apo pas një disfate të madhe, duhet të vazhdohet gjithmonë të luftohet. Futbolli është pasioni ynë dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për të marrë më shumë kënaqësi të gjithë së bashku. Gjëja e fundit: Nuk mendoj se mënyra më e mirë është t’i fyesh të gjithë sepse secili prej nesh dha më të mirën (për fat të keq nuk mjaftoi). Sidomos më të rinjtë, lërini të qetë. Nëse vërtet doni ta bëni, na fyeni ne më të “mëdhenjve”, sepse ndonjëherë harroni se jemi njerëz si të gjithë ju, njerëz shumë normalë dhe se emocionet më të mëdha i gjejmë tek gjërat e vogla”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *