• |
ide | kryesore

“Ndihem shumë keq, për shkak të një gabimi e pësuam”: Gjimshiti I zhgënjyer nga rezultati me Spanjën

-Instant, F1, Sport



Pas ndeshjes, kur gjërat janë ftohur, logjika është më e qartë, por në 2-1 me të cilin Shqipëria humbi miqësoren kundër Spanjës, nuk ka asnjë ndryshim në mendimet e protagionistëve të fushës. Mbrojtësi Berat Gjimshiti, në konferencën për shtyp, u shpreh i keqardhur për këtë rezultat, teksa thotë se skuadra dha gjithçka në fushë: “Keqardhje për humbjen e ndeshjes? Ndihem shumë, jo pak. Të dhemb akoma më shumë nëse barazon në minutën e 85-të dhe pastaj je afër një rezultati historik dhe më pak pëson gol në minutën e fundit”.

Qendërmbrojtësi i Atalantës e ka të qartë se ndeshja u humb për shkak të një gabimi, por e di po aq mirë se gjithnjë pas ndeshjes dalin shumë detaje që duheshin korigjuar: “Pas lojës gjithmonë ke shumë gjëra për të korigjuar, çfarë mund të bënim ose jo, por deri në atë moment që po luanim po jepnim gjithçka në fushë. Për shkak të një gabimi pësuam golin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *