• |
ide | kryesore

Përhapja e gripit të shpendëve në Shqipëri/ Ministria e Bujqësisë jep detajet e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Bujqësisë deklaroi sot se nuk ka asnjë rast të ri të gripit të shpendëve të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, dhe po ashtu nuk ka pasur as denoncime apo njoftime.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Në 24 orët e fundit: 
• Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
• Nuk kemi vatra të reja infeksioni
• Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
• Vazhdon monitorimi i vazhdueshëm në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve mbi situatën epidemiologjike të shfaqjes së influencës aviare me qëllim marrjen e masave kufizuese për importin në vend.
• Vazhdon procesi për fuqizimin e flotës së veterinerëve zyrtarë
• Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit
• Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

Sigurojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *