• |
ide | kryesore

Përndiqte me mesazhe një grua, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 53-vjeçar në Tiranë është arrestuar për përndjekje. Policia njofton se 53 vjeçari kishte përndjekur një grua me anë të mesazheve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 53 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur me anë të mesazheve në celular, shtetasen F. R., 46 vjeçe“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

  1. Ca jane keto karrliqe aman. Po ajo e “indinjaura “sdinte ta bllokonte numrin apo kishte telefon patatinash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *