• |
ide | kryesore

Video/ Nëntë muaj pas infarktit, Eriksen bën rikthimin fantastic me Danimarkën: futet e shënon pas 2 minuatsh

-Instant, Sport, Video



Mbrëmje speciale për Christian Eriksen. Nëntë muaj pas infarktit në fushë të pësuar në Euro 2020, mesfushori i Brentford u rikthye në fushë të veshë edhe fanellën e Danimarkës, në miqësoren kundër Holandës. Danezi e kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin e tij në kombëtare. I futur në fillim të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 3-1 për portokallinjtë, në vend të Lindstrom, ylli i Brentford mori një asist nga Skov Olsen dhe shënoi menjëherë golin e 3-2 duke mposhtur Flekken me një të djathtë të saktë nën traversë.

Një gol çlirimtar, i cili shënoi fundin e një makthi për Eriksen dhe i dha edhe më shumë kuptim një mbrëmje të paharrueshme për ish-mesfushorin e Tottenham duke e kthyer orën përpara asaj ngjarje të tmerrshme të 12 qershorit 2021. E gjitha nën duartrokitjet e spektatorëve dhe përqafimet e shokëve të skuadrës. Pas frikës së madhe në Kampionatin Evropian dhe rrezikut për të braktisur futbollin përgjithmonë, Christian Eriksen rimerr përsëri edhe Danimarkën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *