• |
ide | kryesore

Censurimi intervistës, Zelensky: Moska është e frikësuar nga biseda ime me gazetarë të pavarur rusë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi ndaj përpjekjes së Rusisë për të censuruar intervistën e tij me gazetarë të pavarur rusë, duke thënë se Moska ishte “e frikësuar” nga gazetarët të cilët mund të thonë të vërtetën, sipas CNN

“Sot është dita kur jam i bindur plotësisht se sa ndryshojmë nga Federata Ruse,” tha Zelensky në fjalimin e tij.

“Ata u frikësuan për shkak të intervistës sime me gazetarët rusë. Ata iu frikësuan të vërtetës.” “Ata shkatërruan lirinë e fjalës në shtetin e tyre, dhe po përpiqen të shkatërrojnë shtetin fqinj. Ata e portretizojnë veten si lojtarë globalë. Dhe ata vetë kanë frikë nga një bisedë relativisht e shkurtër me disa gazetarë,” tha Zelensky.

“Epo, nëse ka një reagim të tillë, atëherë ne po bëjmë gjithçka siç duhet. Do të thotë se ata janë të frikësuar,” përfundoi presidenti ukrainas.

Intervista, e postuar në kanalin e Telegram të Zelensky, përmbante pyetje nga disa prej gazetarëve më të shquar të Rusisë, duke përfshirë Mikhail Zygar dhe Tikhon Dzyadko, kryeredaktorin e kanalit të mbyllur së fundmi TV Rain.



2 Comments

  1. Heroit Zelenski dhe atyre qe ia shkruajne deklaratat e perditeshme u eshte mbushur mendja se po drejtojne boten e i fusin frike Putinit.

    Sikur te mos ishin viktimat e Ukraines dhe miliona njerez qe lene vendin me tmerr e lot edhe mund te qeshnim ca me kete humor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *