• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo, ai i Katar mund të mos jetë Botërori i fundit: “Nëse do kem dëshirë akoma, vendos unë”

-Instant, Sport



Përpara ndeshjes vendimtare të Portugalisë, skenën e merr edhe njëherë Cristiano Ronaldo. Në kohën kur kombëtarja luzitane do të luajë hyrjen në Kupën e Botës në Katar kundër Maqedonisë së Veriut, CR7 tërheq vëmendjen me një temë delikate, që për më tepër mban jo pak në ankth portugezët.

Sulmuesi i Manchester United, në fakt, iu përgjigj i bezdisur atyre që e pyesnin nëse ai i nëntorit do të ishte Botërori i tij i fundit. “Po filloj të shoh që shumë prej jush po bëjnë të njëjtën pyetje. Do të jem unë ai që do të vendosë për të ardhmen time, askush tjetër – ishte përgjigja e një CR7 të kthyer arrogant në një pikë në të cilën ka qenë gjithnjë tepër i ndjeshëm -. Nëse do të kem dëshirë të luaj akoma, nëse nuk do të dua më… vendos unë, pikë. Por për ne do të jetë ndeshja e jetës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *