• |
ide | kryesore

Federata italiane kërkon ndjesë për dhomat e zhveshjes së Barberas: “Nuk ishin të gjitha mbetjet tona”

-Instant, Sport



Pas polemikave për gjendjen në të cilën futbollistët e kombëtares italiane i lanë dhomat e zhveshjes të stadiumit “Barbera”, në fund të ndeshjes së play-off ndaj Maqedonisë, për Italinë ishte koha për të bërë mea culpa. FIGC ka bërë të ditur se ka telefonuar Palermo Calcio për të kërkuar falje, por gjithashtu deklaroi se jo gjithçka në dhomat e zhveshjes ishte lënë aty nga lojtarët dhe stafi i kombëtares.

Për këtë çështje, e cila kishte ngjallur shumë indinjatë tek tifozët pasi një video kishte nisur të qarkullonte në internet, Leonardo Bonucci ka folur edhe gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Turqisë: “Ishte një gabim i madh nga ana jona, me siguri herën tjetër do t’i kushtojmë më shumë vëmendje këtyre detajeve të vogla që bëjnë diferencën. Do të kërkojmë më shumë pajisje pastrimi, do t’i kushtojmë shumë më tepër vëmendje dhe kërkojmë ndjesë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *