• |
ide | kryesore

FOTO/ Katar 2022, historik për Kanadanë: kthehet në Botëror pas 36 vjetësh

-Instant, Sport



Kombëtarja e fundit për nga koha (e 20-ta) që kualifikohet në Botërorin e Katarit është Kanadaja, e cila rikthehet në finalet e kompeticionit më të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit pas 36 vitesh (paraqitja e fundit në Meksikë ’86). 4-0 ndaj Xhamajkës ishte vendimtar për të marrë kualifikimin, me një ndeshje përpara kohe.

Në Kanada entuziazmi ka qenë në majë, për arritjen e jashtëzakonshme të kombëtares. Tifozët e kanë mbushur stadiumin me flamujt kombëtarë, ndërsa edhe lojtarët e kanë shfaqur hapur euforinë e tyre duke u lëshuar në festime të cmendura…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *