• |
ide | kryesore

Helmohet oligarku rus Roman Abramovich, simptoma të rënda pas vizitës në Kiev

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Dyshohet se oligarku rus, Roman Abramovich është helmuar. Jo vetëm ai, por edhe disa negociatorë për paqen të Ukrainës. Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaji.

Miliarderi rus, pronari i klubit të futbollit Chelsea, thuhet se u helmua vetëm disa javë më parë pas një takimi në kryeqytetin ukrainas të Kievit, ndërsa ai vepronte si një ‘paqebërës‘ në luftën ruse në Ukrainë, raporton Wall Street Journal.

Pas takimit në Kiev ku dyshohet se ishte edhe presidenti Volodimir Zelenski, Abramovich si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas patën simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të dhimbshëm si dhe rënie të lëkurës në fytyrat dhe duart e tyre, thanë burimet për gazetën. Ndërsa Zelenski nuk ka pasur shenja të tilla.

Analistët konfirmuan se tre anëtarë të delegacionit, përfshirë Abramovich, që ndoqën bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë më 3 mars, përjetuan “simptoma që përputhen me helmimin me armë kimike”. 

Abramovich, një tjetër sipërmarrës rus dhe deputeti ukrainas Rustem Umerov kishte marrë pjesë në negociata, me bisedimet që zgjatën deri rreth orës 22:00, njofton Daily Mail.

Wall Street Journal raporton se ata fajësuan për sulmin e dyshuar forcat e linjës së ashpër në Moskë, të cilët ata thanë se donin të sabotonin grupet për t’i dhënë fund luftës. Një person i afërt me Abramovich tha se nuk ishte e qartë se kush e kishte shënjestruar grupin.

Pas ngrirjes së aseteve nga qeveria britanike, manjati ka vendosur të largojë nga Europa jahtet e tij, xhevahiret e vërteta të inxhinierisë detare me vlerë disa miliarda dollarë. Anija më e njohur e Abramovich është Eclipse, e cila është parë në portin e Marmaris. Nga ana tjetër, jahti tjetër i oligarkut, My Solaris, ndodhet në Bodrum, një qytet tjetër turk jo shumë larg nga ai i mëparshmi. Zgjedhja e Turqisë si një strehë e sigurt shpjegohet me mospërputhjen e vendit të Erdoganit në vijën e sanksioneve evropiane të promovuara kundër Putinit.

Oligarku rus është një nga personat e goditur nga sanksionet perëndimore të vendosura ndaj njerëzve të fuqishëm rusë, me qëllim shtimin e presionit ndaj presidentit Putin për t’u tërhequr nga lufta në Ukrainë. Një muaj më parë, pak pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë, u raportua se vajza e Abramovich kishte bërë një postim në Instagram ku theksohej se nuk e do Rusia luftën në Ukrainë, por vetë Vladimir Putin.

Përgatiti ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Putin kerkon ta zhduke sic beri me te tjeret Abramovic di shume gjera per Putanken dhe administron ca nga parate qe Putin i ka vjedhur ruseve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *