• |
ide | kryesore

Mancini nuk heq dorë nga Italia, por merr Tapirin e Artë gjigant: “Mëse i merituar”

-Instant, Sport



“Tapiri gjigant është më se i merituar. Kisha besim, për fat të keq ndonjëherë gjërat shkojnë keq. Por nuk dorëzohem: do të provojmë përsëri për Botërorin e ardhshëm”, deklaroi Roberto Mancini duke marrë – kjo është hera e parë që ndodh – Tapirin e Artë gjigant të Striscia la Notizia. Asnjëherë më parë në historinë e lajmeve satirike një Tapir gjigant i artë nuk është tërhequr nga fituesi. E rasti i takoi trajnerit të kombëtares së Italisë Mancini, i shastisur – si gjithë italianët – për eleminimin e bujshëm të kombëtares nga faza finale e Botërorit të Katarit.

I takuar nga gazetari Valerio Staffelli në Coverciano, trajneri i të kaltërve fillimisht mori një Tapir “klasik” (i teti i karrierës së tij) dhe më pas – me sportivitetin që e dallon – hapi portat e Kombëtares për të lënë stafin e Striscia-s me versionin gjigant të “çmimit”.

Mancini, në fakt, do të vazhdojë të jetë trajneri i Italisë edhe pas eleminimit, gjë që u bë e ditur pas takimit të tij me presidentin federal Gravina. “Këto ditë kam folur me presidentin Gravina dhe jemi në një mendje. Le të luajmë këtë ndeshje që duhet respektuar dhe më pas do të takohemi sërish gjatë javës pa asnjë lloj problemi. Duhet të rifillojmë sërish, zhgënjimi është i madh, por të mos harrojmë që kjo skuadër fitoi kampionatin evropian gjashtë muaj më parë. Do rinisim nga këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *