• |
ide | kryesore

Një Oscar historik/ Troy Kotsur interpretuesi i parë i shurdhër që fiton një çmim akademie

-Instant, Paparazzi, Slider



Troy Kotsur bëri histori në Oscar 2022, duke u bërë interpretuesi i parë i shurdhër që fitoi një çmim Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor për rolin e tij në “CODA”. Bashkëshortja e tij në film, Marlee Matlin, fitoi një Oscar për aktoren më të mirë në 1987 për rolin në filmin “Fëmijët e një Zoti të Vogël”.

Kotsur përdori gjuhën e shenjave për të pranuar çmimin, duke thënë “Kjo është e mahnitshme të jesh këtu. y, nuk mund ta besoj që jam këtu. … Unë me të vërtetë dua të falënderoj të gjitha skenat e mrekullueshme të teatrit të shurdhër ku arrita të zhvilloj zanatin tim si aktor.”

Kotsur gjithashtu fitoi një Golden Globe dhe SAG Award këtë vit për rolin e tij në film.

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *