• |
ide | kryesore

Sy të skuqur, rënie lëkure në fytyrë: Abramovich e negociatorët e paqes ukrainas viktimë e helmimit

-Instant, F1, Sport



Pronari i Chelsea, Roman Abramovich dhe negociatorët e paqes ukrainas kanë shfaqur simptoma të dyshuara si helmim, pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji, në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi. Ky është lajmi i bujshëm i raportuar nga Wall Street Journal, i konfirmuar edhe nga një zëdhënës i manjatit rus.

Pas takimit në kryeqytetin ukrainas, oligarku rus, i cili kaloi midis Moskës, Lviv dhe vendeve të tjera të negociatave, si dhe të paktën dy anëtarë të delegacionit ukrainas, kanë shfaqur simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të vazhdueshëm dhe dhimbje të syve dhe irritim e rënie të lëkurës së fytyrës dhe duarve. Megjithatë, sipas asaj që mësohet ata nuk janë në rrezik për jetën.

Sipas burimeve të gazetës amerikane, sulmi i dyshuar mund të jetë kryer nga disa persona në Moskë që donin të sabotonin bisedimet për t’i dhënë fund luftës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *