• |
ide | kryesore

VIDEO/ Drejtori i shkollës së Kamzës rreth nxënësit me shpulla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga drejtori i shkollës, Përparim Oka.

Emisioni Fiks Fare transmetoi video ku duket qartë drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunon me shpulla tre nxënës. Ai i ka ngritur të tre nxënësit para klasës dhe fillon e i godet me shpulla.

“Kujtuat se ma hodhët mua” – dëgjohet drejtori të thotë në video e më pas ushtron dhunë mbi nxënësit.

Kjo video është dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi. Ajo u tregon gazetarëve që drejtori dhunon nxënësit vazhdimisht edhe në zyrën e tij, sa herë i kap në korridore apo jashtë klase.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën ‘Isa Boletini’ në Kamëz ku kërkojnë që të flasin me drejtorin për këtë problem, por ky i fundit nuk pranon t’i takojë me justifikimin se është i zënë me mbledhje.

https://www.youtube.com/watch?v=-hghNut_1KM



2 Comments

  1. Ky eshte arsimi i rilindjes, qe ne shkolle instalohet dhuna dhe gjithe jeten shqiptaret vazhdojne te dhunohen.
    Kjo eshte e tmerrshme, prinderit e atyre femijeve punojne per ato femije, ndersa nje patronazhist ordiner si ky drejtori i shkolles masakron femijet, duke i lene me pasoja gjithe jeten. Ky drejtori eshte patronazhist qe shoku Ulsi Manja e ka vene ne ate post, edhe pse pa arsim dhe me diplome false, injorant i rilindjes.
    Per keto duhet te protestojne njerezit, kjo barbari ne mes te Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *