• |
ide | kryesore

Zbulohet një shtëpi e mbushur kanabis në Koplik, arrestohen dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka zbuluar një “shtëpi bari” në Malësinë e Madhe. Krahas bllokimit të ambientit dhe sekuestrimit të mjeteve për mbjelljen, rritjen dhe përpunimin e kanabisit, janë arrestuar edhe dy persona.

Policia ka bërë disa goditje gjatë ditëve të fundit në Koplik. Pak ditë më parë, u kap edhe një “minierë kriptomonedhash”duke sekuestruar 14 pajisje që shërbenin për prodhimin e tyre.

Fenomeni i përshtatjes së ambienteve për të rritur kanabis është bërë çdo ditë e më tepër prezent në Shkodër. Policia ka zbuluar gjatë muajve të fundit disa banesa të përshtatura për rritje kanabisi në këtë zonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *