• |
ide | kryesore

Al-Khelaifi e ka me Real, Barca e Juve: “Super League nuk ekziston, të gjithë kundër përveç tre klubeve”

-Instant, Sport



Nasser Al-Khelaifi i rikthehet sulmit ndaj Super League: “Jo-Super League nuk ekziston – e nisi menjëherë sulmin numri një i ECA-s gjatë një konference për shtyp – Nuk ekzistonte versioni i parë dhe i dyti nuk ekziston gjithashtu. Ne jemi këtu për të folur për të ardhmen, për bashkëpunimet. Ne besojmë në kompeticionet e UEFA-s, ku ka shumë potencial. Jemi të kënaqur me atë që po bëjmë dhe atë që do të bëjmë”.

Sipas presidentit të PSG-së, të gjithë projektit i mungon mbështetja: “Të gjithë janë kundër Super League. Tifozët, mediat, klubet e mëdha dhe të vogla. Ata janë vetëm tre dhe e çuditshmja është se tani kënaqen duke luajtur në kompeticionet Uefa, u pëlqen të jenë në kompeticionin më të mirë. Nuk mendoj se mund të bëjnë shumë, ne jemi të gjithë shumë të bashkuar, punojmë si familje dhe kujdesemi për njëri-tjetrin. Ky ishte objektivi ynë dhe ja arritëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *