• |
ide | kryesore

Atentati në Elbasan/ Dyshohet se një person u plagos, nuk ka shkuar në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Breshëritë e armëve rikthyen edhe një herë vëmendjen nga Elbasani. Një atentat i mirëfilltë ndodhi pasditen e kësaj të marte në Elbasan – Peqin në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cërrikut. Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një furistrade tip BMW dhe u zhdukën pa lënë gjurmë.

Edhe personat që ndodheshin në BMW e braktisën makinën në afërsi të një lokali dhe më pas u larguan. Makina ka targa të vjedhura në Durrës në korrik të vitit 2021. Brenda makinës u gjet një bidon me benzinë dhe një armë tip kallashnikov. Shumë nga rrethanat janë ende të paqarta.

Në makinë janë gjetur njolla gjaku duke i bërë hetuesit të besojnë se njëri prej personave që ndodheshin në të është plagosur, por në spital nuk është paraqitur njeri. Nuk përjashtohet as mundësia që edhe personat që ranë pre e plumbave të jenë nisur për një atentat, por shënjestra e tyre ka reaguar i pari duke hapur zjarr.

Akset kryesore të Elbasanit janë blinduar nga forca të shumta të policisë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë kanë shkuar edhe forcat RENEA nga Tirana. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *