• |
ide | kryesore

“Emocion unik, mungoi vetëm goli”: Asllani tregon ndjesitë e debutimit e zbulon pozicionin e tij

-Instant, Sport



“Është emocion unik, besoj se bëra gjithë ndeshjen. Luajtëm të gjithë mirë, kemi bërë shumë raste, mungoi vetëm goli para tifozëve, por do të vijë edhe goli, jam i sigurt. Unë hyra në fushë, doja të kërkoja të ndihmoja çunat dhe shpresoj se e kam bërë mirë. Unë e ndjej veten më mirë kur luaj si 6 para mbrojtjes. Edhe te Empoli kam luajtur aty, por futem ku të dojë trajneri”. Mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani, ka bërë debutimin nga minuta e parë me kombëtaren dhe është gati t’i japë vazhdimësi aventurës kuqezi të nisur kundër Gjeorgjisë në miqësoren e barazuar 0-0 në Tiranë.

Mesfushori ka treguar emocionet e kësaj ndeshje, pavarësisht se nuk ka evidentuar asnjë prej shokëve të repartit si më të preferuar: “Jam i emocionuar shumë. Çunat më kanë pritur shumë mirë. Bëmë një ndeshje të mirë. Do të ishte më mirë të fitonim para tifozëve tani, por luajtëm mirë. Jam gjetur mirë me të gjithë. Me Gjasulën, Ramadanin, Çekiçin, Laçin, jam gjetur shumë mirë – tha Asllani, pa harruar se në të ardhmen në krah mund të gjejë edhe një si Bajrami të cilin e njeh mirë, duke qenë se ndajnë fushën te Empoli -. “Unë dhe Bajrami njihemi mirë, por sot ndjehemi mirë me mesfushorët dhe jam shumë i lumtur se kemi bërë super ndeshje me ekipin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *