• |
ide | kryesore

Korçë/ Sherr mes gjimnazistëve, dy përfundojnë në spital dhe një në polici

-Instant, Lajme



Një zënkë mes gjimnazistëve ka përfunduar keq në Korçë.

Në këtë sherr raportohet se janë përfshirë tre nxënës, ku dy prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Korçës ndërsa një i tretë ndodhet në komisariatin e policisë.

Dyshohet se ka qenë pikërisht nxënësi i cili aktualisht është në polici, ai që ka nisur sherrin dhe ka dëmtuar fizikisht dy të tjerët.

“Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, në ambientet e një shkolle të mesme, janë përfshirë në një konflikt tre nxënës, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike. Dy prej tyre, aktualisht po marrin mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *