• |
ide | kryesore

Deputeti i PS lë mandatin një ditë para arrestimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PS, Alqi Bllako ka deklaruar lënin e mandatit të deputetit, një ditë para heqjes se imunitetit pasi SPAK kerkoi arrestimin e tij.

REAGIMI

Të nderuar miq!
Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar!

Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.

Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.

Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!

Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen!

Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!



14 Comments

  1. Mos e ruaj fare se per mentalitein e gjallesave te ketij vendi ti meriton nje ” bravo i qofte” ” i zoti”, “e ka pa veten”, ” i siguroi femijet e farefis” etjer etjer….

  2. Do zoti e e merr kemben zvarre dhe pas teje te bejne shoqeri tere shoket e qetes tende te felliqur. Po si nuk u ngopet o funderrina.

  3. Me te vjedh milionat dhe ky fytyr mi, pederast rilindje,qr. Radha me Ahmetajn dhe Xonin duhet te vazhdoje ose vl kesaj pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *