• |
ide | kryesore

Mamaja e Will Smith reagon pas incidentit në Oscar: Nuk e kisha parë kurrë në atë gjendje

-Instant, Paparazzi, Slider



Mamaja e Will Smith, Carolyn ka reaguar së fundmi për incidentin mes aktorit dhe komedianit Chris Rock gjatë Oscars.

Në një intervistë për ‘ABC’ , Carolyn u shpreh se ajo dhe familja e saj u mblodhën rreth televizorit në periferi të Filadelfias për të parë shfaqjen pasi u zgjuan herët në mëngjes.

“Fillova duke thënë: ‘Mirëmëngjes, duhet t’i themi fat xhaxhait Will’, tha Smith për median, duke iu referuar një mesazhi që ajo dërgoi në bisedën në grup të familjes.

Por ndërsa prisnin që të shpallej aktori më i mirë, Will u ngjit në skenë dhe goditi Rock pas batutës që komediani bëri për rënien e flokëve të gruas së tij Jada Pinkett Smith, e cila shkaktohet nga alopecia.

“Ai është shumë njerëzor. Kjo është hera e parë që e kam parë të humbasë toruan. Hera e parë në jetën e tij… Unë kurrë nuk e kam parë atë në këtë gjendje.Unë e di se si punon, sa shumë punon… Unë kam qenë duke pritur, duke pritur dhe duke pritur. Kur dëgjova emrin, isha vetëm, ‘Po!’”, shtoi ajo, duke iu referuar momentit që ai fitoi trofeun për rolin e tij në “King Richard”.

Pavarësisht dramës në skenë të Smith, familja e tij tha se ata janë të bindur se ai do të marrë rrugën e duhur duke ecur përpara.Të hënën,  Will i kërkoi falje publike Chris për sulmin, i cili tani është subjekt i një “shqyrtimi zyrtar” nga organizatorët e shfaqjes së çmimit./Lapsi.al

First time I've seen him leave': Will Smith's mom says attack on Chris Rock  'shocked him' - Henry Club



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *