• |
ide | kryesore

Orët e fundit jashtë burgut/ Si e shitën socialistët Alqi Bllakon pa dëgjuar ende provat e SPAK

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Këto çaste të fundit që Alqi Bllako ka mundësi t’i shijojë jashtë qelisë së burgut i dedikohen komplikimit të procedurave ligjore në rastin kur duhet arrestuar një deputet. Sepse, po të ishte për kolegët socialistë të partisë, pritja do të kishte qenë fare e shkurtër, duke marrë parasysh implikimin e tij në aferën e inceneratorëve.

Ende pa u caktuar mbledhja e Komisionit të Mandateve në parlament, ku pritej që prokurorët të paraqisnin provat dhe faktet për arrestimin e Alqi Bllakos për ryshfetin në aferën e inceneratorëve, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dha sinjale se deputeti ishte tashmë “i paketuar”, gati për t’u dërguar tek prokurorët e SPAK.

“PS ka vendosur një vijë të kuqe me këdo, sapo ndaj një përfaqësuesi të PS drejtësia kërkon ose vendos një masë sigurie, ose sjell në Kuvend një kërkesë për hetime apo për çështje të tjera, natyrshëm është që vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd” tha Balla.

Nëse Bllako kishte pasur një shpresë se shokët e tij në parti do ta mbronin njësoj siç bënë dikur me Saimir Tahirin, ajo u shua përfundimisht në momentin që foli Balla. Në fakt, reagimi i Taulant Ballës ishte i parakohshëm, nëse sillet në vëmëndje mburoja që i bënë socialistët Saimir Tahirit.

Në atë kohë edhe ligji u ndryshua, duke detyruar prokurorët që të paraqesin prova në Komisionin e Mandateve, me anë të të cilave duhet të bindin deputetët se kanë mjaftueshëm prova për arrestimin e një kolegu të tyre, në këtë rast Alqi Bllakos. Por socialistët refuzuan ta ushtrojnë këtë të drejtë, që vetë e kanë sanksionuar me ligj, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë arrestimit ende pa u njohur me provat e SPAK.

Qëndrimi është në kontrast të thellë me rastin e Tahirit.

Megjithatë pohimi i Taulant Ballës ishte vetem një konfirmim i mesazhit, që Alqi Bllako e kishte marrë prej kohësh nga grupi parlamentar i socialistëve. Pak orë më pas, Bllako lajmëroi dorëzimin e mandatit të deputetit, duke premtuar të dilte i zhveshur, pa imunitet në duart e prokurorëve.

“Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj” shkruajti Bllako.

Arrestimi i Bllakos është vetëm çështje kohe. Në këto orë të fundit, deputeti i PS ka mundësi të kuptojë se si u përmbys situata për të dhe Lefter Kokën pas 25 Prillit.

Fillimisht Bllakon e pritën si një ndër më të vlefshmit e familjes socialiste. I dhanë menjëherë një vend të sigurtë në listën e kandidatëve në kryeqytet, duke spostuar poshtë emra të njohur të politikës, si Pandeli Majko apo Fatmir Xhafaj. Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës u mundua ta sponsorizojë përmes daljeve të përbashkëta në media gjatë ditëve të fushatës.

Mburoja i vinte nga Lefter Koka, me të cilin kishte një bashkëpunim të gjatë në LSI, në Ministrinë e Mjedisit dhe më vonë në PS. Vetë Koka ishte ndër bashkëpuntorët më të ngushtë të Edi Ramës, me të cilën ndau jo vetëm tryezën e darkave të përbashkëta, por edhe elektoratin e LSI në Durrës.

Por historia e një karriere premtuese në Partinë Socialiste u shpërbë, sa më shumë që avanconin hetimet e SPAK. Në fillim ishte dorëheqja e Leftër Kokës, pastaj përbetimet e Ramës se nuk do ta shndërronte flamurin e PS në mburojë për askënd, pastaj arrestimi i Lefter Kokës, marrja në pyetje në SPAK e deputetit të ri, mediatizimi i çështjes, përfolja për arrestimin e mundshëm dhe në fund, njoftimi që paralajmëron prangat dhe qelinë e burgut.

Për momentin, Bllako akuzohet për përfitimin e rreth 150 milion lekëve ryshfet për favorizimin e kompanive të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles. Shtëpia e babait të tij është sekuestruar. Nga nesër, me gjasë do të nisë një jetë e re.

Premtimet për një karrierë të ndritur politike janë shkërmoqur, ndërsa qeveria e PS më shumë se vuan humbjen e një deputeti, po përfiton nga zhurma e arrestimit para një date tjetër për hapjen e negociatave me BE./Lapsi.al



18 Comments

  1. Ky duket qe ne surrat qe eshte skuth LGBT. Ec pidhropsh, po kjo pune perfundon kur te futen ne burg ideatoret, Arben Hundeciftja dhe Ramazan Kristaq Rama.

    1. Qe ai eshte shkerdhat kete nuk e luan topi. Qe ti ke komplekse nga LGBT eshte kjo eshte e qarte..Je gje nga ana tjeter mooo

      1. O boss, nese ke noj dyshim jam gati ta provoj. LGBT e kam sepse keto bythqira po bejne lemsh jo vetem Shqiperine por gjithe boten. Nese lexon noj shtyp te huaj do e kuptosh axhenden e ketyre qe e shtyjne te ashtequajturit liberale ne USA me ndihmen e elitave ku futet dhe George Sorros dhe po deformojne strukturen shoqerore.

        Kshu qe se kush ka kompleks literal nga LGBT me duket se eshte bytha jote e jo patellxhani im.

        1. Roi – ti je idiot i lindur. Me vjen shume keq pasi nuk ke shpetim. Heron akoma ne shpelle dhe erresiren e mesjetes

    2. Ashtu si me Meten. Sapo mori pushtet ne 2013 filloi ti vinte minat deri sa e coi ne Presidence. LSIne e shqeu dhe shkerdheu sa me force por sidomos me para. Keta te blerit si Koket, e Nacot i pret e njejta gje. U duheshin sa te kapte mandatin e trete sidomos Durrsin. Tani edhe keta si puna Metes, ne te semes. Keto skandale nuk jane hic. Mega skandali eshte operacioni i fshehte i korrupsionit te sofistikuar politik qe zbaton Rama. Keto shitje kane si puna e arrestimeve te Kulicit ne Lazarat: lejonte me miqte e vet kanabisin por arrestonin ndonje fakir nga Fieri qe pasi blinte nje thes hashas h lart me Lazarat, sa dilnin poshte ne rruge te madhe i zinte policoa per numer. Ne fakt trafikantet e Lazaratit ja jepnin vete Kulicit per numer.

    3. Nese ka dhene dorheqje nga te qenurit deputet, duhet te hetohet pasi eshte nje skandal me vete. Ose kuptohet prokuroria munnd ta dije se e ka ne pergjim. Skandali eshte qe kur te arrestohet ai duhet te jete ne cilesine e deputetit te PS dhe jo te heqe dore. Kuvendi do jape autorizim dhe nuk ka asnje efekt nese personi heq dore nga mandati. Kjo pra eshte dhe krimi me i rende, presioni qe te dorehiqesh mos besh pis partine e mutit.

  2. Pyetja eshte se a do ndjeke shembullin e Sajes qe per tu mos u perdhunuar ne burg heshti apo do tregoje guxim dhe do zbuloje skemen dhe shese shoket ?

  3. Ka te tjere ne majan e azbergut inceneratore
    Problemi tjeter eshte do arrij Spak te rekuperoje eurot e vjedhura ketij populli apo do bejne nga 5 vjet burg e do rrojne si sheika neper bote

    1. Maja e aisbergut eshte kryekurva e qeverise.ashtu si Maduro,paguan taksen plakushit shkerdhat sorros.nuk kalon as edhe nje qindark e vetme pa miratimin e ketij psikopati.cohuni dhe i shkerdheni ca u permban libri i shtepise ketyre banditeve qe po zhvasin gjithcka.

  4. Po ata nuk kane nevoje te shohin provat e ASPAKUT, e dine shume mire te gjithe qe ky ka vjedhur. Sikurse dine vjedhjet e njeri tjetrit. Me kete rast edhe partine e pastrojne nga mbetjet e LSI, edhe bejne sikur po funksionon drejtesia e re. Po keta budallenjte thuaj, si vajtenbu fiten vete ne strofullen e ujqerve. Nuk e dinin keta qe Rama eshte gati tua fuse te gjitheve vetem qe te mbreteroje vete?

  5. Si e shitën, thonë këta të PDsë. Sa të keni një ide si e shohin drejtësinë këta të PDsë. Nesër në pushtet këta nuk shesin njeri – vidh sa të mundesh se nuk të shesin këta te drejtësia. Siç i kemi parë xhanëm.

  6. Dmth kur nuk ka arestime, drejtesia eshte e shitur…. SPAK eshte i kapur….
    Kur arrestohen Tahiri, Koka, ky palla me siper etj etj, quhet sikur i ka shit Rama.

    Edhe kurvat e bregut lumit kane me shume dinjitet.

  7. Mediat shqiptare të lidhura me Ramën, i japin vend çdo ditë në emisionet e tyre propogandistike të lajmeve, “fjalimeve” të Ramës e Veliajt duke zëvëndësuar ERTV.
    Si nuk kujtohet asnjë media shqiptare këto ditë të rijapë videon e neveritëshme ku Rama e Terr Koka gjysëm të dehur, i bëjnë thirrje lsistit Nasip Naço që ti bashkohet “organizatës së krimit të organizuar” ?
    Jo po a ka a nuk ka prova e fakte SPAK-u për skandalin e inceneratorëve.
    Mjafton ajo video skandaloze që të thërritet në SPAK Rama për të dhënë shpjegime se çfarë e lidhte me të arrestuarin Lefter Koka apo gënjeshtrës së tij se nuk i njihte pronarët e inceneratorit të Elbasanit të cilët mernin pjesë në “inagurimin” në prani të Ramës e tani janë arratisur “në drejtim të paditur”.
    Nëse do të dojë të provojë SPAK se cilët gazetarë janë blerë me paratë e vjedhura të inceneratorëve, për të cilët ka një përceptim në opinionin publik, mjafton që të thërrasë disa gazetarë “prominentë” që dikur ishin tepër kritikë ndaj Ramës e sot i dalin në mbrojtje atij.

  8. komedia që po dërdëllis Saliu si mbrojtje, është krejt një marrëzi që mund ta thonë vetëm regjimet komuniste, si ai i Enver Hoxhes që thosh se “presidentët në Amerikë i blen borgjezia”: “Non grata, thotë Saliu, nuk më ka nxjerrë Amerika, por miliarderi Soros”.

  9. Mund të ishte secili në rolin e Patrik Sadikajt, që është larguar me një left në Whatsapp, prej një zyrtareje që e quan veten si të madhe, siç thotë Gjekmarkaj, “vetëm se ka rregulluar flokët e doktorit”.

  10. Do bashkëpunoni me Berishën për presidentin e ri? Rama: Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit

  11. Shumica e Bordit të Censurës në Facebook ka lidhje me miliarderin e majtë George Soros – Judicial Watch

    Pretendimi i saj përforcohet nga fakti se kinezët ndaluan të gjitha udhëtimet nga Wuhan në pjesë të tjera të Kinës, por lejuan udhëtime të përhapura nga Wuhan në të gjitha vendet e tjera! Për fat të mirë, Trump ndaloi shpejt të gjitha udhëtimet në Kinë drejt dhe nga SHBA, duke shpëtuar dhjetëra mijra jetë. Është shumë ilustruese që kinezët, W.H.O. (një organizatë e OKB-së) dhe Demokratët e SHBA-së (shumë prej të cilëve po bëjnë presion për kufij të hapur dhe komunizëm) të gjithë e sulmuan Trumpin për këtë gje! Duhet të pyesni veten pse…

    Dhe sigurisht, të njëjtët demokratë e kanë përdorur në mënyrë të gabuar pandeminë në një përpjekje për të diskredituar Trumpin dhe axhendat e tij America first, duke e fajësuar gabimisht atë për të gjitha vdekjet dhe duke e përdorur atë për të shkaterruar ekonominë amerkane dhe për të justifikuar votimin universal me postë, që është subjekt i mashtrimit masiv. Axhendat nacionaliste të Trump janë antiteza e globalizmit, kështu që ata që shpresojnë të eliminojnë republikën kushtetuese amerikane dhe kapitalizmin e tregut të lirë në favor të një rendi te ri boteror, të përbërë nga një shtet autoritar komunist global, janë të dëshpëruar për ta hequr qafe Trampin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *