• |
ide | kryesore

Policia malazeze sekuestron 54 kg drogë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Arkiva, Lajme



Policia kufitare malazeze sekuestroi sot 54 kg marijuanë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Lënda narkotike e paketuar në pako të vogla u kap në zonën e fshatit Traboin, zonë kufitare, në afërsi të pikës së Hanit të Hotit.

Droga u kap rastësisht gjatë patrullimit të forcave kufitare malazeze, në dy thasë me mbishkrim sipër të hedhur në lumin Cijevna, raporton gazetari Senad Nikshiqi.

Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare policore për të vijuar hetimet e përbashkëta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *