• |
ide | kryesore

Profil i Alqi Bllakos/ Karriera politike në LSI, Presidencë dhe së fundmi mandati i deputetit me PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
e-maile



SPAK ka kërkuar sot autorizimin e Kuvendit për të arrestuar Alqi Bllakon, pasi dyshon që gjatë kohës që ai ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Lexo më tej: SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë 

Emri i Bllakos është lakuar shumë sidomos kohët e fundit, kur zhvilloi punimet edhe komisioni hetimor parlamentar.

Por kush është e shkuara e Alqi Bllakos? 

Ai ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të New York-ut Tiranë si dhe ka kryer disa studime pas-universitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti i New York-ut dhe MBA me drejtim Banke dhe Tregje Financiare në bashkëpunim me Institutit Kurt Bosch në Zvicër, diplomuar ne te treja rastet si student i ekselences.

Në vitin 2013 ai u emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, e cila në atë kohë drejtohej nga ministri i LSI-së, Lefter Koka.

Në CV-në e tij thuhet se gjatë atyre katër viteve ai ka iniciuar dhe udhëhequr reforma të rëndësishme administrative dhe politike, duke përballuar me sukses sfidën e rritjes së performancës së kësaj Ministrie dhe duke garantuar rrugën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të mjedisit shqiptar.

Teksa LSI-ja doli nga koalicioni e për rrjedhojë e humbi edhe ministrinë e Mjeidisit, Bllako nisi punë si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë pranë kreut e shtetit, Ilir Meta.

Këtë pozicion ai e mbajti deri në shkurt 2019, kur vendosi të largohet nga Presidenca, e për rrjedhojë edhe nga LSI-ja. Në atë kohë i erdhi oferta për tu emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve e Landfilleve.

Pas dy viteve në këtë drejtori ai u kandidua nga kryeministri Rama edhe në një nga zonat e Tiranës për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, duke fituar edhe mandatin, i cili do të diskutohet së fundmi në Këshillin e Imuniteteve edhe Mandateve nëse do ti hiqet dhe do ti hapet rruga arrestimit të tij.



7 Comments

  1. Profil i një bastardi pjellë e ndonjë proletareje të bunkerëve të kurvit.
    I trajnuar nga like hajduti…
    Dhe nga aftesite magjike për gjakpirje dhe cashmachine ….
    Ja mori ramëshurra talentin likes dhe monës….
    Dhe e bashokoi me lukuninë e haremit të ridhjerjes dhe stërvjelljes.
    Skeni parë gjë akoma.

  2. Jo rastesisht, ndonese inceneratoret dhe pronaret ne “arrati” ku marrin cdo muaj parate nga qeveria, dy arrestimet e para i evidentojne si ish kudro te ardhur nga LSI e prane Presidentit Meta disa vite me pare.

    Nuk di nese eshte thjesht ceshtje hetimi, apo nje menyre per te lare qeverine Rama e per te gjetur bashkefajtore te tij. Keshtu gjenden akuza indirekte per Meten dhe largohet hija e korrupsionit nga Rama.

    Me shprese qe te arrestuarit te na thone te verteten publikisht, policia dhe sherbimet inteligjente nuk mund te fshihen gjate pas gishtit e te sjellin ne vendin e duhur pronaret e jo vetem firmataret e inceneratoreve.

  3. Thjesht nje zvarranik , qe u zvarrit e u zvarrit derisa gjeti rastin e kafshoi . Ate qe bejne te gjithe zvarraniket .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *