• |
ide | kryesore

“Rejës i pëlqen më shumë 3-5-2, unë luaj ndryshe”: Roshi peng i një skeme penalizuese

-Instant, Sport



“Doja të thoja që ishte një ndeshje shumë e mirë, jemi koshient që e dominuam lojën. Gjeorgjia ka një ekipi të mirë fizikisht. Kishim raste të mira për të shënuar. Jemi të mërzitur, duhej fitorja”. Odise Roshi nuk e fsheh zhgënjimin për barazimin 0-0 ndaj Gjeorgjisë në miqësoren e luajtur në Air Albania. Wingeri mundohet të përshtatet me një skemë që e penalizon dhe është kështu që kur Edoardo Reja është ulur në pankinën e kombëtares. Moduli nuk ndryshon madje edhe kundër rivalëve të nivelit tonë, ose më poshtë, duke ia bërë jetën të vështirë Roshit, që është lëshuar në këtë deklaratë: “Rejës i pëlqen më shumë 3-5-2, unë kam luajtur më shumë me 4-3-3, por duhet t’i përshtatemi skemës së misterit”.

Roshi është munduar të sistemojë fjalët, por ajo që është e qartë në sytë e të gjithëve, se lojtari është peng i një skemë jo-funksionale për të, tashmë është bërë zyrtare: “Tani duhet ti besojmë trajnerit, ai e di se çfarë hedh në fushë. Lojtarët si Asllani, Çekiçi bënë mirë. Skemën e di trajneri dhe me të kemi luajtur kështu shpesh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *