• |
ide | kryesore

Sherr brenda gjimnazit/ Dy nxënës në spital, një në komisariat

-Instant, Arkiva, Lajme



Tre të rinj në Korçë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Policia bën me dije se në lagjen nr.17 Korçë në ambientet e një shkollë të mesme tre nxënës janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Për pasojë dy prej tyre po marrin mjekim në spital. Ndërsa autori i ngjarjes i cili gjithashtu ka marrë dëmtime të lehta, ndodhet në ambientet e Komisariatit.

Detaje nga policia: 

Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, në ambientet e një shkolle të mesme, janë përfshirë në një konflikt tre nxënës, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike. Dy prej tyre, aktualisht po marrin mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *